Τρίτη 20 Φεβρουαρίου 2018

LUTIA PERHAPEJ DREJT MALLIT TE MERGIMTAREVE


             
C'do gje pereth e kish mbuluar debora,zogjte fluturak te hutuar nga bardhesia e saj, po shkundnin deboren  nga krahet e tyre.  Tek tuk degjoheshin te lehura qeni, ndersa rete po leviznin me pertese nga pjesa jugore e vendit, nga larg degjoheshin  zilet e dhive, e cila prishte qetesine e debores, te vegjelit e tyre degjoheshin perhere e me shume.
Piluri i ngjasonte tamam nje nuse, e cila mantelin e bardhe e kish shtruar ane e mbane  vendit, era e ftohte  qe starti i saj dukej sikur nisej prej Cipthit ta saldonte deboren ne fytyren e ftohtesuar.
Kambana po binte ngadal, kumbimi  i saj shkepuste deboren nga lysat e renduar, te cilat perplaseshin per toke e treteshin ne kembet e tyre.
 Ne te ftohtin qe kish pllakosur vendin,shifje sokakut te fshatit te cilat mezi po kaloheshin nga debora, plaka me trup te krusur e te veshura krejt ne te zeza sipas zakonit Bregas, po i drejtoheshin kishes lart te lysat ne  Shen  Kolle.
Prifti i fshat nje djale Pilurjot,  Papa Jani, Merkuri, i cili kryente liturgjine fetare, ne menyre teper  hyjnore. Zeri i tij  here ngrihej gjer ne qyell, e here behej rafsh me plakat shamizeza, duart e syte e tij te drejtura lart nga i madhi Zot luteshin per shendetin e kurbetllinjve Pilurjot,  e prap ai  lutej , lutej per shpriterat e bashkefshatareve qe zoti tu falte mekatet e te preheshin ne lemin e Parajses.
Pasi mbarronte liturgjia fetare plakat me qirinj ne dore po drejtoheshin drejt vorezeve gjithesecila drejt plageve te veta.
Vajtimi i tire te dritheronte, trupi te renqethej , ishte e pa mundur te mos perloteshe, por mbi te gjitha vajtimi i Lene Bales, e cila  kish qendruar me duar te shtrira  midis  dy vareve te vetmin e saj Ilirin e xhanit dhe te shoqitQirjako Bales, korifeut te kenges pilurjote. Buzet e saj te xhuritura nga malli  per te  vetmin e saj dridheshin ne menire ritmike  e teper te llahtareshme.
Esi mund te le pa permendur Nene Leke Merkuren , ajo i fliste te birit Jakos e me duar ledhatone lulet qe i qendronin mby krye, te kam prit o bir i thosh, gjithandej po te kerkoj, por ti prap nuk te shoh o  biiir e zgjateja e mallenjimit te saj, kapercente  malet te ngarkuara nga debora.
E si mund te le pa permendur Nene  Mare Cakallen, e cila puthjet e saj ja kish ngulitur te  birit te saj  Dritanit i cili nuk e shijoi kuroren e marteses, ndersa xha Miltos lotet i ishin mbledhur mjekres se tij e cila dridhej nga malli.
Papa Jani lutej e jehona e tij dilte mby lisat e shen Kollit, ndersa era e perhapte  drejt deteve  e ndofshta takoheshin me mallin e zhuritur te kurbetllinjeve Pilurjot.
                                                                                                                         POLO CIPA 

Παρασκευή 16 Φεβρουαρίου 2018

''Rringjallja e kishes se ''SHEN THANASIT' ne Katund

      Αποτέλεσμα εικόνας για Αγιος Αθανασιος           

Mu kujtua gjyshja ime ku shpesh here me thosh, 'Sa here qe vinim ne Katund per te mbushur bucjelat me uje ,do skonim patjeter tek kisha e 'Shen Thanasit per te ndezur nga nje qiri.

Κυριακή 28 Ιανουαρίου 2018

Παρασκευή 27 Οκτωβρίου 2017

         
FLUTUROJ PERMBI BALLKON

O Pilur Ballkon mbi dete
ke nje bukuri te rralle
si kuror dafine me jeshe
lumthi moj kush te ka pare,
thelle shpirtin ma trazove
neteve me enderime
fluturoj permbi Ballkon
ati mbi perlene time

Kame shume deshire
te dal larte ne male
afer me te gdhire
cdo vit ne behare,
me bastun ne dore
neper monopate
deshte me kembore
me ngjire kuace

Te pi uje ne Lugje
te ri nene tende
te shof nje sykuqe
pastaj te nise kenge,
cula le te bjere
te bjere me te qare
hena reze arte
le te zbardhe male

Kembore dhe zile
ti degjoj nje here
neteve me yje
gjumi teme zere,
larte nga Kalbaqi
ta thur poezine
edhe poshte nga Vali
te mbledh trendeline

Poshte nga Nikeziu
te qelloj njehere
dhe kur fryn veriu
gjahun te ma bjere,
ne Biter te rija
te freskoja buzen
nje nate te flija 
bashke me ruzen

Te shlodhem te Vali
te Panja te Qafa
dhe ne Gjonjetave
te me zere nata,
tej ne Armixore
te ha djathe stani
dhe ne Konjomare
te mbledh lule cai


Nga Cipthi te hidhem
te darkoj nje nate
sa mire qe ndihem
si me Zotin bashke
teje nga Trindafilet
shikoj Labberine
kembore dhe zilet
i shtojne bukurine.


ne Breza te shkoja
te shifja lezetin
fshatin qe doja
dhe gjithe Bregdetin,
fishek ne gjerdan
permbi det qendrojne
nen Akroqeran
trupin lezetojne

urrorin ta shkrep
te ndeze eshken
ne Dardhez per qef
te hape kuleten,
Borokoqit lart
te degjoj thellezen
bukur dhe qart
tia thote kenges

ne Vanoven lule
vallen do ta heq
zile dhe buqe
te binin per qef,
kurore trendelina
te vinin nga mali
te derdhej rakia
tme kenaqej xhani

te pusi i Vanoves
kembekriq te rija
ilacin e kolles
aty do te gjija,
ketu Vanovica
eshte lezetuar
vete perendia
sec e ka bekuar

ne Katund qe vajta
nuk di cme gjeti
mallengjim qe pata
me thrit Amaneti
themelet u tunden
gjemim sec plasi
o Bir ku je
me flit shen Thanasi

ne Kalcise te shkoja
nje nate me hene
culen ta degjoja
ne stanet tene
edhe Kodra lart
ngjan si piramide
rrushin e ka mjalte
mjalte per rakine

te shof yjet lart
ndezur mbi Sinjove
hena reze arte
derdhur mbi Vanove
cme kenaqet syri
kur i degjon zilet
teje nga  Bunai
nga stani i dhive

hodha syte Koramit
uji gjarperonte
shfrinte me inat
mbi Himare vershonte
ndersa shkembi i Kuq
shume e lezetonte
ere kocimare
Stragjikua dergonte

dhe ne fshat te vjeter
vet tek Shen Meria
qendrova patjer
me flit lashtesia,
deget tundi lysi
themelet gjemuan
brenge pati shpirti
syte me lotuan

nje ze Kastajane
ne krah te Bunait
qe teper mjerane
po digjej prej mallit
eja o bir
nje ze u degjua
mos ben sehir
dhe shpejt u largua

dhe tek Lysat lart
ku eshte Shene Kolli
ati gjej rehat
ku ka fronin Zoti
nuri lezetohet
gjoksi mer gulcime
zemra te rinohet
ne Parajsen time

Rrapi shekullor
si nje Nene e madhe
te bukur kuror
o zot qe na i fale
ati kuvendojme
ati hedhim vallet,
ati sec kendojme,
ati qajme hallet
ati bujaria
qe nuk njeh kufi
ati dashuria
te shperthen ne si

      POLO CIPA

Τρίτη 17 Οκτωβρίου 2017

NUK DI PSE HENA SONTA SKA DALE

 NUK DI PSE HENA SONTA SKA DALE
NDOFSHTA MIDIS REVE ESHTE FSHEHUR
TE IKI APO TE PRES NUK DI SHTE BEJ VALLE
PA TJETER NJE MERAK PER TE ME ESHTE QEPUR

POR QYELLI U QARTESUA E YJET NDRICOJNE
E ANDEJE NGA LIND ASGJE ZVEZULLON
BILBILAT E NATES KENGEN FILLOJNE
NDERSA SYT E MI GJITHANDEJE TE KERKOJNE

THONE QE HENA MORI ARATINE
E NDOFSHTA SKA ME PER TU DUKUR
NUK DI KU VAJTI KU E LA BUKURINE
MOS VALLE MBAS MALIT AJO ESHTE STRUKUR ?

E SI GJITHNJE UNE DO TE PRES
DHE KUR VALA E DETIT TE JETE EGERSUAR
NATEN DO TA GDHIJ DERI NE MENGJES
SE MBAS TEJE O HENE JAM I DASHURUAR


                                 
                       SI KUROR  DAFINE ME JESHE
                       LUMTHI MOJ KUSH TE KA PARE


O pilur ballkon mby dete
ke nje bukuri te rralle
si kuror dafine me jeshe
lumthi moj kush te ka pare
thelle shpirtin ma trazove
neteve me enderime
fluturoj permbi Ballkon
ati mbi perlen time

Kame shume deshire
te dal lart ne male
afer me te gdhire
cdo vit ne behare,
me bastun ne dore
neper monopate
deshte me kembore
me ngjire kuace

Te pi uje ne Lugje
te ri nene tende
te shof nje sy kuqe
pastaj te nise kenge,
cula dhe te bjere
te bjer me te qare
hena le te derdhe
te verdhin nektare

Kembore dhe zile
ti degjoj nje here
neteve me yje
gjumi te me zere,
larte nga Kalbaqi
ta thur poezine
edhe poshte nga Vali
te mbledh trendeline

Poshte nga Nikeziu
te qelloj njehere
dhe kur frin veriu
gjahun te ma bjere,
ne Biter te rija
te freskoja buzen
nje nate te flija
bashke me Ruzen

te shlodhem te Vali
te panja te Qafa
dhe ne Gjonjetave
te me zere nata
tej ne Armixore
te ha djathe stani
rrushin nga Vanova
tme kenaqet xhani

nga Cipthi te hidhem
te darkoj nje nate
sa mire qe ndihesh
si me Zotin bashke,
dhe yjet ne qiell
fillojne e ndricojne
bilbilat e nates
kenges ja fillojne

ne Breza te shkoja
te shifja lezetin
fshatin qe doja
dhe gjithe Bregdetin
fishek ne gjerdane
perby det qendrojne
nen Akroqerane
trupin lezetojne

urrorin ta shkrep
qe te ndeze eshken
ne Dardhez per qef
do te hap kuleten
Borrokoqit lart
ta degjoj thellezen
dhe me ze te qarte
tia thote kenges

ne Vanoven lule
vallen do ta heq
zile dhe buqe
te binin per qef
kuror trenelina
te vinin nga mali
te derdhej rakija
te kenaqej xhani

te pusi i Vanoves
kembekryq te rija
ilacin e kolles
ati do te gjija
ketu Vanovica
eshte lezetuar
vete perendia
sec e ka bekuar

ne KATUND qe vajta
nuk e di cme gjeti
mallengjim qe pata
me thrit AMANETI
themelet u tunden
nje gjemim sec plasi
o BIR PSE HUMBET
me flit SHEN  THANASI

ne Kalcize te shkoja
nje nate me hene
culen ta degjoja
ne stanet tene,
edhe Kodra larte
ngjan si piramide
rrushin e mjalte
mjalte per rakine

te shof yjet larte
ndezur mbi Synjove
hena reze arte
derdhur mbi Vanove
cme kenaqet xhani
kur i degjoj zilet
pertej nga Bunai
nga stani i dhive

hodha site Koramit
uji gjarperonte
shfrinte me inat
mbi Himare vershonte
ndersa Shkembi i Kuq
shume e lezetonte
ere kocimare
Stragjikua leshonte

dhe ne Fshat te Vjeter
vet tek Shen Meria
qendrova patjeter
me thrit lashtesia
deget tundi lisi
themelet gjemuan
brenge pati shpirti
syte me lotuan

dhe tek Lisat lart
ku eshte SHENE KOLLI
ati gjej rehat
ku ka fronin Zoti
nuri lezetohet
gjoksi mer gulcime
zemra te rinohet
ne PARAJSEN time

RRAPI shekullor
si nje nen e madhe
te bukur  kuror
o Zot qe na i fale,
ati kuvendojme
ati hedhim vallet
ati sec kendojme
ati qajme hallet,
ati Bujaria
qe nuk njeh kufi
ati Dashuria
te shperthen ne sy



             POLO CIPA
                                          

Δευτέρα 21 Αυγούστου 2017

Oti kryqi i florite
lumthi ti ku ke qendruar
poshte gushes, permbi gjite
caroma qe ke shijuar

hodha syte shte shikoja
permbi gjoks ishe leshuar,
jo  atyre su besoja
te dy bashke perqafuar

nuk di syri ke shijonte
dukej shume ziliqar,
valle kryqin qe ndriconte
a lendinen plot nektar

here fshihesh po ku vete
kujdes se mos ben zarar,
brenda  gjive sec u trete
ti ske dimer  vec behar

brenda tyre i dersitur
rreshqet me perkeledhi,
brenda tyre ti je ritur
eh cfar fat qe paske ti

per nje cast syri qendroi
vecse kryqi ngrihej dallge,
kur gjoksi gulcime  mori
sec u treten te di bashke

                                   POLO CIPA

Πέμπτη 20 Ιουλίου 2017

MALLI SEC NA KA KEPUTUR

Φωτογραφία του Ilir Bala.


          Vajte plot mbushe tre vjet
           bir i nenes po te pres
          qe kur   ylli ze agon
          gjersa djelli perendon
          per ata syt e tu te bukur
          malli sec na ka keputur
          pres me net e pres me dite,
          pre nje dite te shohin syte
          pres nje dite te hapet dera
          te me thuash  ja nen erdha,
          Ndofshta malli te ka mare,
          te shikosh vajze  dhe djale
          ndaj nga larg nje ze degjohet,
          me duket se po afrohesh,
         malli sec  na ka keputur
         nje vit plot qe nuk je dukur,
         Kemi dale presim ne shkalle
         te vish bashke me Babane,
         O ILIR O XHAN I XHANIT
         o i vetemi i Mamit,
         eja bir merem dhe mua,
         une pa ti jeten ce dua,
         nje vit plot te kerkon djali
         se e ka keputur malli,
         permbi var te vjen cdo dite
         te puth balline dhe syte
         dhe vajza me ngasherime,
         cdo dite te ben vjersherime,
         vjersha te lara nga loti,
         qe cdo dit i lutet Zotit
         Te lutem o Perendi
         pse sma ngjall Babin  ti,
         ti hidhem ne kraharuar
         dhe ti puth syrin e shkruar
         malli shume me ka mare,
         nate e dite duke qare,
        Pse svjen te me thahet loti
        te gezoja si qemoti
      Une babi do te pres
       si perher do te nxjer pjes,
       rakine me gjithe kafe
       cdo mengjes ne dritare,
       Une te prita por ti serdhe
        pse o Babi me genjeve
       apo dheu eshte i rende
       edhe sngrihesh dot me kembe,
       se shikon te kemi ardhe,
       te qendrojme permbi balle,
       me lule malli ne duar
       i kemi per ti dhuruar
       sa her qe te na mar malli
        perbi var lule maji,
       diten qe do ve kurore
       do vi te te nxjer me thonje,
       pllaken do ta flak tutje
       edhe do te mbyt me puthje

               POLO CIPA ,  me rastin e tre vjetorit te vdjekjes te tim kushuriut te pare  ILIR BALA, dt  20  ,7  2017.  

Δευτέρα 12 Ιουνίου 2017

         AI ZE PRAP ME THERET,, KUSHTUAR  BABAIT TIM  ,,

Jasteku ishte lagur plotesisht, ne mengjez kur u cova une prap ate e mora e filloja te ferkoja syte, buzet e ta shtrengoja fort mbas gjoksit tim, ashtu si dikur i shtrenjti  Ati im  qe me merje para duare me puthje fort e me perkeledhje  kacurelet e mia, e ne fund gjoja  sikur me qortoje me nje shuplake ledhatuse largoje  ,,syrin e keq,,
Megjitheze vitet e monizmit ishin teper te veshtira si gjith te tjeret, dimri ishte teper i ashper, ju prap u munduat  te dashur prinderit e mi juve i shtrenjti BABA, te na i largonit sa me shume  urine e asaj kohe  e dimrin e ftohte.   Me kujtohet  kur isha e vogel na duhej nje ore  me kembe per te ardhur ne  shkolle, ne shi ne bore me dyell e me suferine, por une nga tira vija e frikesuar dhe sa here qe gjemonte e vetetinte une strehosha prane BABAIT dhe  shpesh here mbremje vone  prane  oxhakut na tregonte  trimerite e krahines te fshatit tone, e sidomos ma permente shume here kengen e MIRO TERBACES.  Nena cohej heret ne mengjez per te bere  mengjezin, ndersa BABAI e ngarkonte oxhakun me dru te trasha dhe shpesh here na thosh  ,, nje i ngrohte i mre i mengjezit ta largon shume  urine,, e keshtu na percillte mengjezeve per ne shkolle,, duke me thene MOS  U TREMB BIJ E BABAT SE KE MUA PRANE,, e keshtu ai ze mua me percillte deri sa  une largohesha shume  pre syrit te tij ,, por une ate ze prap e degjoj Mos u tremb  bij e  babait,,
Ai skaliti ne mendjen dhe zemren tone virtitet me te mira si dashurine, drejtesine , ndershmerine e krenarine per venlindjen tone BOLENEN, per atdheun tone.  Per keto virtite te larta  qe kish , fshati Bolene e vuri  kryeplak per  12 vjet resht derisa mosha e  thyer e detiroi qe ta dorezonte vete kete detire,  Fshati  Bolene ne lamtumiren e fundit e percolli me nderime e respekt te pa shoq, nuk ngeli njeri pa u perlotur, karvani i njerezise skishin te mbaruar,  une ate dite BABAIN E KEROJA  MIDIS LULEVE,,por prap ne mendeje me kujtohen  te thenat e BABAIT, te jini kryelarte qe  jini BOLENAS,, po jam krylarte i dashuri dhe i shtrenjti i zemres sime BABA.  ndersa  zeri i tij prap me theret ,, MOS U TREMB BIJ E BABAIT  NE JETE TE JESH TRIME SE KE MUA  PRAAAAANE.

                       NGA  BIJA  JOTE  AFERDITA CIPA 

Δευτέρα 5 Ιουνίου 2017

BOLENE  BARDHA KRENOHET  elegji per vjerin tim  BEJKUSH TARTARI,

Ish e premte ajo nate
ora shenoi dymbedhjete,
pse nuk doli hena valle?
te ndriconte permbi  rete

iku nata duke  qare
kukuvajka  ligjeroi,
yjet ne qiell su pane
per nje zemer qe pushoi

atje te praku i shtepise
leht e shpejt te doli xhani,
me lot sec tu mbushen syte
Bejkush biri i Mecanit

i kerkove qe te gjithe
niper mbesa shume i doje,
se ti vet i kishe rite
dhe me dashuri ci koje

prit , e prit e zeza grua
te theriti disa here,
dhe perjashta cu leshua
te kerkonte ne sketere

tek themeli i shtepise
buzegaz ei perlotur,
Bejkush biri i Nurise
kandili te ishte sosur

malli shume te kishte mare
per vellane dot sduroje,
per ate Refat Tartare
vajte shpejt qe ta takoje

Bolene bardha krenohet
maj e Begos e Cipini,
nga te gjithe sec nderohesh
te kishin si drite veziri

ne meclise e kuvende
si gjthnje ishe i pari,
fjala shume te peshonte
goje mjalt Bejkush Tartari

dymbedhjete sishin pak
vite me pergjegjesi,
qe ti ishe kryeplak
i lindur per drejtesi

e perlotur gjithe Bolena
te percjell me lot nder si,
do te ngelesh si legjenda
brezat do te kene zili

ajo dashurija jote
ajo goj e mjaltesuar,
do te ngeleshe nder mote
kurre ske per tu haruar

                 nga dhenderi  jot POLO CIPA  ,,,

Πέμπτη 16 Μαρτίου 2017

ZOTI PARAJSE TE DHUROI : Elegji per Babain tim

  Φωτογραφία του Polo Çipa.                   

Ti  me ike  o Ati  im
more  rrugen  e moskthimit,
vecse thelle ne zemren time
mbolle  lulen  e kujtimit

dy muaj prane  tu ndodha
te  ktheja si cilimi,
por  ce do dot ste shpetova
sdi  shte  beja  me per ty

dhe jeten  te ma kerkoje
do ta falja o Ati  im,
doren  fort  ti  ma shtrengoje
mbahu  fort  o biri  im

djale  shpirti  me pate  thene
mos  me ler  ne vend  te huaj,
te  me cosh  ne vendin  tim
sa  me shpejt te  lutem luaj

amanetin  ne  vend  ta cova
bashke me  Nenen  e vellane,
nga  Greqia  rrugen mora
ishe  etur per  vatane

syri  shume  te lotoi
po dhe fryme  more  thelle,
thash se  semundja te  shkoi
sikur  leve  dhe  njehere

filloje  te  me kshilloje
flisje  me nje ze  te shtruar,
dhe te sertine duroje
ne jete te jesh i duruar

mos  largo  njeri  ne jete
te  me kesh  zemer  bujare,
dhe  te kene  nga  nje mete
mos  u mba meri  fare

oi dhembshuri  per te gjithe
niper  mbesa  shume  i doje,
se ti vete i kishe ritur
dhe me dashuri i koje

ata  erdhen  nuk  pertuan
dashuria  i theriti,
lule shume  te dhuruan
po dot gjyshi nuk  i priti

te putha  per te fundit  here
jo dot syve  su besoja,
lulet  mal  te ishin  mbledhur
midis tire  te kerkoja

ndersa Nena thelle renkoi
te  qante  me ligjrime,
duart  mbi  ball ti  leshoi
dhe  filloi  me ledhatime

ndersa  motrat  nuk pushuan
gjithe  natene  te qane,
permbi  koke te  qendruan
edhe  me  lot  sec  te  lane

varg  i madh  i njerezise
thua skishin  te mbaruar,
me  respekt prej  dashurise
qe  te gjithe  te  nderuan

zemra  jone  sa te punoje
edhe  syri hapur  te  jete,
jo  BABA  sdo  te harojme
se  te kishim  lys  me  dege

ate dite  koha  qau
deti  thelle sec  gjemoi,
me ne fund  rete i shperndau
ZOTI  PARAJS te dhuroi.

     Nga  biri it  POLO CIPA   dt 13 , 2   2017

Δευτέρα 16 Ιανουαρίου 2017

KORIFEUT DHE MRETIT TE KENGES POLIFONIKE, TE PA KRAHASUARIT

       DHIMITER VARFIT

Nje bilbil me ze te rralle
lindur ne brigje te Jonit,
permby vale e nene male
bashke me nektar te limonit

kan te thon quhet DHIMITER
vec kush te ka degjuar,
nje engjell nga qyelli zbriti
me nje ze te shenjteruar

ze bilbili thon se ke
ndersa une them me teper,
bilbil te tille sgjen mbi dhe
ndofshta vjen nga planet tjeter

vajz e vales kur ja thua
vala shkembin ledhaton,
vajza pret mbi breg helmuar
ajo pret dike vajton

ah cte them  Barba DHIMTRI
me ate ze na embelsove,
eh cfar fat bregdeti pati
zot i madh  cengjell dergove

muzikantet kur te degjojne
ate ze te dritheruar,
sute qyellit i drejtojne
thone se zoti e ka deguar

Marika moj per perendi
dhe Katina Nina Nina,
me tej Qyelli cu nxi
ja dhe popullit stolira

                               POLO CIPA

Σάββατο 7 Ιανουαρίου 2017

             ME SHIKIM FISNIK SHQIPONJE
 Kushtuar  heroit te pa lodhur te  Bolenes   REFAT TARTARI.

Kurre punen se pushove
edhepse ne moshe te thyer,
edhe natene punoje
mbas punes ishe mberthyer

kemba jote ku nuk shkeli
an e mbane Shqiperise,
djersen porsi lum e derdhi
o Fisnik i Laberise

rreze Cipinit ti u rite
jo ne lluks por varferi,
ajrin e Kurveleshit thithe
goje mjalt me cdo njeri

digjeshe porsi qiriri
per fshatin te digjej xhani,
sec te vetetinte syri
o i biri i Mecanit

fjale pak e pune shume
me nje zemer si behari,
gjumin se afroje kurre
o Hero  REFAT  TARTARI

kurveleshi do e ndiej
ate dashurine tende,
por ti prehesh lart ne qiej
dhe ndricon si drite hene

more bir i sakrifices
si duron e ri perbrenda,
lere qafen e Babices
eja se ka nise kenga

hodhe themele te forta
perkarshi Karaburunit,
keshtu i do djemte Vlora
ndaj i do prane flamurit

o i hijshmi  hije bukur
o more REFAT TARTARI,
per Bolenen zemer kepurur
per ate te digjej xhani

cpate ti moj vdekja qene
pse e more kaq te ri,
ci godite dhe i shembe
i shembe per perendi

asnjehere su perkule
si sgrihesh po vetem ri,
thuaj dheut ike tutje
gjeje prape ate fuqi

me shikim fisnik shqiponje
buzeqeshjen si behari,
ne keshtu do te kujtijme
o HERO REFAT TARTARI

      POLO CIPA

Παρασκευή 23 Δεκεμβρίου 2016

LUNDROFSH NE  LEMIN E KENGES

Kushtuar kengetares magjike te kenges labe,  PARO ZILFAJ

Kush pushtoi ato  bedena
me ate ze si te thellezes,
nje bije nga Tepelena
qe sheron xhanin e zemres

maj me maj ,e brinje me brinje
neper male dhe lendina,
bukur kenget sec na vijne
me arome si trendelina

qysh ne moshen feminore
zoti te dhuroi kengen,
popullit tend ti ja dhurove
te shifje te qeshur nenen

kur e mer kengen lirike
me te dredhure ne gryke,
me nje  ze teper magjike
ate qe kan perendite

ritur tek Benca ne gryke
ati ku hena lezetohet,
bashke me bilbil Golike
ku magjia aty krijohet

zeri  yt ku su degjua
si thelleze e kanarine,
kush nga ty su mjaltesua
qe vinin si gurgullime

sa shkojne vitet lartesohesh
se afron kurre pleqerine,
o zot me shume  mjaltesohesh
hena vet ta ka ziline

keshtu thot  poet Lefteri
kengen kush e pat kenduar,
te gjithe ne parajse  do vene
ne boten e pambaruar

lundro Paro kengetare
lundrofsh ne lemin e kenges,
o Princesh e kenges Labe
te sherosh xhanin e zemres

rrofsh sa mosh e kesaj toke
qe kenga te pret si palle,
te uron Bejka Pilurjote
cobanet mbi gjenerale

                      POLO CIPA

Τετάρτη 14 Δεκεμβρίου 2016

PER TE SHKUAR NE PILUR ESHTE E PAMUNDUR



Per Pilurin eshte folur shume, per vlerat e tij historike, folklorike, turistike , ekologjike dhe ato ekonomike, epitete nga me te ndrishmet, njeri me i bukur nga tjeteri, pra nje gjerdan i tere me relike te ralla.
Eshte folur per trimerite dhe zgjuarsine e tij teper te ralle, te cilat kane lene gjurme ne historine e krahines se bregut, eshte folur per kengen e tij magjiplote, per dinamiken harmonine embelsine dhe muzikalitetin e saj , per vleresimin e saj me cmime  kombetare dhe nderkombetare, eshte folur per bujarine dhe besnikerine e ketij  fshati , e cila lakmohet aq shume nga te tjeret.  Vete  Zoti e ngriti  ne lartesine  705 metra e cila e pagezoi me emrin  BALLKONI I BREGDETIT.   Per vlerat e tij turistike turiste nga vende te ndrishme te botes jane mahnitur me bukurite e tij magjike, dikush e krahasoi si nje yll i varur ne re, te tjeret e cilesuan PORTA E LIRISE,  poetet e cilesuan  CATIA E BOTES etj pra kemi te bejme me epitete njeri me i bukur nga tjetri.      Por e vecanta e ketij shkrimi  qe te shijojme te gjitha keto virtyte te larta te ketij  fshati magjik, duhen shijuar dhe vajtur ne vendin e orgjines, por lind pyetja se me se duhet vajtur  ne Pilur?
 Gjate 25 vjeteve  demokraci ne Pilur jane  bere vetem  dy ivestime, njera eshte e kohes se PD qe asfaltoi rugen  Vumlo  Pilur reth 4km rruge dhe kjo e nje cilesie shume e dobet ,e cila ka filluar qe te prishet plotesisht dhe vepra tjete eshte e PS e cilla regulloi qendren e fshatit, duhet theksuar nje veper qe do ti rezistoje kohes, pra per 25 vjet u bene  dy nderhirje. Me nje fjale qe te shijojme apo per te vajtur per te takuar njerezit ne Pilur eshte bere e pa mundur, rruga  Himare  Vumlo eshte bere e pa mundur,  pra lind pyetja se me se duhet shkuar ne Pilur? njera eshte me  kafshe, dhe tjetra  nga ajri, le ti shfritezojme keto dy variante sa te mundemi, ose duhet te presim  vitin 2029 pra i takon qe nje here ne 13 vjet te behet rruga  Himare Pilur, ndersa disa gojdhena flasin se eshte zvaritur ki projekt  per aresie se ne vitin 2030 do te ndertohet  teleferiku i pare ne bregdet Pilur Himare, le ta presim kete projekt, durim o Pilurjote se  sjane shume  13 vjet.

                                                       POLO CIPA

Δευτέρα 12 Δεκεμβρίου 2016

HOP ME KEMBE NGRIHEM PERPJETE

                     


Sa te jem ne kete jete
do te bej sic dua vete.
gjumin sdo ta bej te qete
po me thret kenga e shkrete,
per ate fshat qe ri mbi rete
hop me kembe ngrihem perpjete,
se keshtu me ka lezete
ati lindin bilbilejte,
vjershetor edhe poete
trima me palle te mprehte,
qe me shpat grisnin rrufete
O KURORA E ARGJENTE
mbi bregdet porsi Embleme,
tu versulen dot ste shembne
sado te medhenj qe qene,
e ngisnit shpaten si pene
nena njeher ju kish lere
koka turku me to prene,
ne cdo koh vulose ndere
bujari bese ke mbjelle,
shume ke pritur ke percjelle
ci merje dere me dere,
dhe ne gjume kurre ste gjene
se ati shqipja ngre folene.


                         POLO CIPA

Δευτέρα 28 Νοεμβρίου 2016

NJE DITE HISTORIKE NE SELAMLLEK



Po  vinte casti qe ata te deshmonin kete perpara botes . Pasditen e 28 nentorit, shumica e delegateve kishte aritur,u vendos qe mbledhja te fillonte.  Ajo  nisi aty nga ora 4, ne sallonin e madh te  selamllekut, ne katin e dyte,ku ishin vendosur tri tavolina te gjata . U verifikuan mandantet.  Sipas porosive te  Ismalit, do te pranoheshin si te mireqene vetem ata delegate, ardhja e tew cileve ishte kofirmuar me telegram . Nga Permeti kishte ardhur nje telegram me porosine qe , ne qofte se delegati i tij, Veli bej Kelcira nuk do te kishte mbritur, vendin e tij ta zinte Syrja bej Vlora.Nderkaq, i biri ,Eqeremi, ishte caktuar si delegati Vlores.
As  Syrjai dhe as Eqeremi nuk ndodheshin ne Vlore, por ata nuk mund te liheshin jashte listes, qofte per shkak te emrit qe kishin, qofte per faktin se kishin qene  nismetaret e perpjekjes per thirjen e kuvendit, packa se u deshtoi puna .
Jashte  shiu i imet vazhdonte, por oborri perpara shtepise  se Vlorajve ishte plot me njerez.  Jani  Minga dhe nxenesit e mesuesit e shkolles shqipe ishin te gjithe aty .  Mes toskeve shquanin trupat e gjate te gegeve, te gjithe me koka te  te rruara, me qeleshe te bardha dhe me veshjet e tyre te vecanta, secili nga nje pushke ne krah.  Askush  nga deshmetaret e ngjarjes nuk ka dhene ndonje shifer, qofte edhe te perafert, sesa veta mun te ishin.  Por duhet te kemi parasysh se hapesira perpara dhe anash shtepise mund te nxinte qindra njerez, megjithese nje pjese ishte e zene nga pemet dhe bimet e tjera.  Distanca  mes mureve anesore ishte 165 metra, ndersa nga balli i shtepise e deri te muri perballe,  ku ndodheshin stallat, duhet te ishin  se paku 100 metra te mira . Sipas deshemetareve, ate dite  rruget e qytetit qene plot me njerez, sepse kishin ardhur shume nga fshaterat rrotull dhe nuk kishte aresye qe ata te mos dyndeshin  ne oborin e Vlorajve nga deshira per te festuar dhe kersheria per te pare .  Brenda shtepise, perpara tryezes, ku disa thone se ishte shtruar  nje flamur, Ismaili mbajti  nje fjalim me shqipen qe e fiste per  bukuri.  MMjerisht , fjalet e tij kane  aritur ne ditet tona te  perifrazura, sepse proces verbali i mbledhjes nuk u mbajt me  stenogram, por me shenime.  Pak a shume ai tha;    Shqipetaret nuke e kane harruar as gjuhen , as kombesine e tyre dhe prova me e mire jane perpjekjet dhe kryengritjet qe u bene  here pas here e sidomosne keta  kater vjetet e fundit per te ruajtur te drejtat e zakonet e veta .  Qeveria osmane nuke deshi kurre tju shperbleje me te mire shqipetareve sherbimet e medha qe i bene . Ne kete kohe te fundit rrefeu ndopak deshiren qe te merej vesh me kombine tone, por prape  nuke vuri te gjithe vullnetin e mire e nuk mori te gjitha masat e nevojshme per te paqesuar shqipetaret. Ne kete e siper krisi lufta me te kater mbreterite e Ballkanit, te cilat kerkonin permiresime e te drejta per vellezerit e tyre te nje kombi e te nje bese. Me vone keta e harruan qellimin e pare ,e pasi lufta u vajti mbare, u moren vesh per copetimin dhe ndarjen e mreterise e pra edhe te Shqiperise.  Shqipetaret kure e pane se
ushtria e turqise u mund e se mbreteria nuke mund te qendronte me , vrapuan te mernin masat qe koha kerkonte. Per kete qellim  u nisa nga  stambolli e pasi u mora vesh me shqipetaret e Bukureshtit, vajta ne Vjene ku nisa mareveshjet me ato mbreteri te medha qe kane interesa me te gjalla ne punet e  Ballkanit.
Pasi nuke mbetej me asnje shprese per ta shpetuar  Shqiperine  me arme, e vetmja udhe shpetimi isha ndarja e Shqiperise nga Turqia Kete  mendim e kete qellim vura perpara,, mendim e qellim qe u  pranuan me simpati nga te gjitha qeverite e medha e sidomos nga Austria e Italia.Vetem Rusia mund te mbahet pak si e ftohte nga shkaku i sllaveve, por edhe  ajo nuk e mohon Shqiperine e kombin  shqipetar. Per kete qellim, ftova  te gjithe Shqipetaret te mblidheshim ne Vlore e sot jam i gezuar qe thirja nuke me vajti dem, por nga te gjithe anet e Shqiperise u derguan delegate qe te mundoheshin e te perkujdeseshin se bashku per shpetimin e atdheut  Te behet Shqiperia me vete nen nje qeveri te perkoheshme , te zgjidhet nje pleqesi per ndihme e kontroll te qeveise, te dergohet nje komisin ne Europe per te mbrojtur ceshtjen shqipetare perpara mbreterive te medha.
Po ti keni lexuar me kujdes rreshtat e mesiperm, do te kini vene re se fjalimi i Ismaili  ishte te pakten paqetues.  Ai nuk e shau Turqine, por vetem e qortoi. Nuke permendi as Serbine, as Malin e Zi dhe as Greqine,por foli vetem me nenekuptime, kure tha se keto shtete  ''u moren vesh per copetimin e Shqiperise ''
  ;;Si diplomat qe ishte, ai e gjikoi me vend te mos fliste kunder ndonje shteti ne aste situate delikate, ku qeveria e re do te perpiqej te kerkonte  njohje nderkombetare. Ismaili iu shmang hollesive dhe shpjegoi shkurt  piken me te  rendesishme, aresyen se perse duhej bere shkeputja nga Turqia . ''Sepse nuke mbetej me asnje shprese per ta shpetuar Shqiperine me arme, ,ishte aresyetimi i tij, i cili dukej i kenaqeshem per delegatet. Fjalimi u prit me  miratim dhe me thirjet '' Rrofte Shqiperia e lire''


Nga liberi  PAMVARESIA       ILIR IKONOMI.

Παρασκευή 11 Νοεμβρίου 2016

               AI  PRAP ME KISHTE PRITUR

Dal  ne breg e shikoj fshane
mall i madh me kish keputur,
shume vite larg me vane
Ai  prap me kishte pritur

hodha syte shte shikoja
syri shume mu lotua,
jo nuk doja tju besoja
qava plot se smu durua

shume vare qene care
ndofshta dilte amaneti,
qeparizi ishte thare
kishte pritur shume i shkreti

sma gezove djaleine
korba djale sec te gjeti,
si ta besoj perendine
kurbeti djalin ma treti

sec ja thoshta kukuvajka
mbi germadha te renuar,
dhe nje pjergull qe une pata
me kish pritur qe shkrumbuar

Vanovicen nuk e njoha
i kish ikur bukuria,
mbi te kuvendonin korba
mbi te kish rene mavria

hodha syte lart nga mali
thellezen qe ta degjoja,
eh cme kish keputur malli
per nje kenge qe ta degjoja

vecse  rrapi shekullor
me kish pritur kish duruar,
po mirte fryme me zor
shume vonove  me pat qortuar.


          Polo Cipa,    e shkruar ne vitin 2000.


Τετάρτη 26 Οκτωβρίου 2016

KOLE MERKURIT, patriot i madh

                  Image result for Ελληνικη στρατος 1920

                    Avni Libohova djale
               vete i trete rugen more,
               sec u nise per ne France
               tradhetarin te qelloje

              more dy trima me vete
              dy trima nga bregu i detit,
              nje nga Piluri sec deshe
              dhe nga Vunoi i lezetit

              Avni Rustemi  vete nuri
              te zgjodhi vete me dore,
              eja o Kole Merkuri
              tradhetine ta qellojme

             mere dhe Nasen me vete
             Nase Benin e vunoit
             nagantin per mesi ngjeshi
            dhe drejt Vlores fluturoi

             veshi fustanellen e bardhe
             kapelen e zeze mbi sy,
             xhamadanin lare ne are
             dhe nje brez kuq e zi

             bashk me Nasen vete i dyte
             mori rugen per ne Vlore,
             nagantin e ngjeshi mire
             plumin ja vuri ne goje

             me  Avniun u takuat
            ne emer te djalerise.
            per flamurin u betuat
            thate plumba tradhetise

            cate detin e trazuar
            nata ishte me gjemime,
            trimat skane te frikesuar
            eh ctrima linde moj shqipe

            ne Paris vate e qendruat
            ku ishte Esat Toptani
            planet mire i menduat
            si do vritej tradhetari

            dy tre te shtena te forta
            Avniu ja derdhi ne balle,
            nagantin shtrengoi Kola
            me Nasen ci rinin prane

                     Polo Cipa,    shenim Kole Merkuri, ka qene mik i ngushte  i Avni Rustemit, patriot dhe ka mare pjese ne themelimin e shoqerise Bashkimi, njihej mire me Halim Xhelon, te cilin e kishte shpetuar ,nga regjimi i Mretit Zog, ka ndihmuar financiarisht dhe fizikisht Avni Rustemin, ne vrasjen e Esat Pashe Toptanit, bashke me trimin e Vunoit Nase Benin..