Τετάρτη 14 Δεκεμβρίου 2016

PER TE SHKUAR NE PILUR ESHTE E PAMUNDUR



Per Pilurin eshte folur shume, per vlerat e tij historike, folklorike, turistike , ekologjike dhe ato ekonomike, epitete nga me te ndrishmet, njeri me i bukur nga tjeteri, pra nje gjerdan i tere me relike te ralla.
Eshte folur per trimerite dhe zgjuarsine e tij teper te ralle, te cilat kane lene gjurme ne historine e krahines se bregut, eshte folur per kengen e tij magjiplote, per dinamiken harmonine embelsine dhe muzikalitetin e saj , per vleresimin e saj me cmime  kombetare dhe nderkombetare, eshte folur per bujarine dhe besnikerine e ketij  fshati , e cila lakmohet aq shume nga te tjeret.  Vete  Zoti e ngriti  ne lartesine  705 metra e cila e pagezoi me emrin  BALLKONI I BREGDETIT.   Per vlerat e tij turistike turiste nga vende te ndrishme te botes jane mahnitur me bukurite e tij magjike, dikush e krahasoi si nje yll i varur ne re, te tjeret e cilesuan PORTA E LIRISE,  poetet e cilesuan  CATIA E BOTES etj pra kemi te bejme me epitete njeri me i bukur nga tjetri.      Por e vecanta e ketij shkrimi  qe te shijojme te gjitha keto virtyte te larta te ketij  fshati magjik, duhen shijuar dhe vajtur ne vendin e orgjines, por lind pyetja se me se duhet vajtur  ne Pilur?
 Gjate 25 vjeteve  demokraci ne Pilur jane  bere vetem  dy ivestime, njera eshte e kohes se PD qe asfaltoi rugen  Vumlo  Pilur reth 4km rruge dhe kjo e nje cilesie shume e dobet ,e cila ka filluar qe te prishet plotesisht dhe vepra tjete eshte e PS e cilla regulloi qendren e fshatit, duhet theksuar nje veper qe do ti rezistoje kohes, pra per 25 vjet u bene  dy nderhirje. Me nje fjale qe te shijojme apo per te vajtur per te takuar njerezit ne Pilur eshte bere e pa mundur, rruga  Himare  Vumlo eshte bere e pa mundur,  pra lind pyetja se me se duhet shkuar ne Pilur? njera eshte me  kafshe, dhe tjetra  nga ajri, le ti shfritezojme keto dy variante sa te mundemi, ose duhet te presim  vitin 2029 pra i takon qe nje here ne 13 vjet te behet rruga  Himare Pilur, ndersa disa gojdhena flasin se eshte zvaritur ki projekt  per aresie se ne vitin 2030 do te ndertohet  teleferiku i pare ne bregdet Pilur Himare, le ta presim kete projekt, durim o Pilurjote se  sjane shume  13 vjet.

                                                       POLO CIPA

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου