Avni Libohova djale
vete i trete rugen more,
sec u nise per ne France
tradhetarin te qelloje
more dy trima me vete
dy trima nga bregu i detit,
nje nga Piluri sec deshe
dhe nga Vunoi i lezetit
Avni Rustemi vete nuri
te zgjodhi vete me dore,
eja o Kole Merkuri
tradhetine ta qellojme
mere dhe Nasen me vete
Nase Benin e vunoit
nagantin per mesi ngjeshi
dhe drejt Vlores fluturoi
veshi fustanellen e bardhe
kapelen e zeze mbi sy,
xhamadanin lare ne are
dhe nje brez kuq e zi
bashk me Nasen vete i dyte
mori rugen per ne Vlore,
nagantin e ngjeshi mire
plumin ja vuri ne goje
me Avniun u takuat
ne emer te djalerise.
per flamurin u betuat
thate plumba tradhetise
cate detin e trazuar
nata ishte me gjemime,
trimat skane te frikesuar
eh ctrima linde moj shqipe
ne Paris vate e qendruat
ku ishte Esat Toptani
planet mire i menduat
si do vritej tradhetari
dy tre te shtena te forta
Avniu ja derdhi ne balle,
nagantin shtrengoi Kola
me Nasen ci rinin prane
Polo Cipa, shenim Kole Merkuri, ka qene mik i ngushte i Avni Rustemit, patriot dhe ka mare pjese ne themelimin e shoqerise Bashkimi, njihej mire me Halim Xhelon, te cilin e kishte shpetuar ,nga regjimi i Mretit Zog, ka ndihmuar financiarisht dhe fizikisht Avni Rustemin, ne vrasjen e Esat Pashe Toptanit, bashke me trimin e Vunoit Nase Benin..
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου