VEC ME LAN NJE AMANET
Ne mengjez pa zbardhe dita
nga nje ngasherim u ngrita,
qante nje nene me ligje
korba zemer pse me ike
pse me ike shpirti i nenes
te kisha si drit e henes,
pse sme mer o zot dhe mua
kut skam djalin ty shte dua ?
nuk e di ku te besoj
ne cfar kishe te lengoj,
kujt ti them, ku te drejtoem
ti lutem ti gjunjezohem,
te me bjer xhanin e zemres
te me sjell driten e henes,
si qiriri sec u treta
plot me vaj me iku jeta,
shamizezene mbi koke
e kame lare me lote,
o kurbet kurbet i djallit
me more xhanin e xhanit,
sec u tera , sec u mlaka
diell drite me nuk paska,
nga mengjezi gjer ne darke
sec ja thom si kukuvajke,
drir et e sirit sec me iku
flakene qiriri fiku,
fille e vetem ne dritare
dimer pres e jo behare,
o moj lulja ne saksi
po kush do te potis ty ?
syri sec mu tret tek dera
te pres o bir si ngahera,
hapur syri do me jete
si ketu si nate jete,
dhe ne vdeksha sdo te tretem ,
prane teje do te gjendem,
te pres me lule ne dore
permbi var vuri kurore,
sa here qe te vij behari
do ngrihem do dal nga vari,
dhe kur qiqja do ja thote
une me te do jeme toke,
ne cdo lis e ne cdo peme
ligjerimin do te derdhe,
kur fillon e behet nata
do ja thom si kukuvajka,
dhe tek praku i shtepise
destemelin e vajzerise,
vajzes do tja vesh kurore
diten qe do vijn dasmore,
vec nje gje te mos harosh
emrin tim ta trashegosh,
se perher do jem tek porta
do te pres sa te jet bota,
boll o bir ne dhe te huaj
se shet tok e vendit tuaj,
ninullat qe ti kendova
nga te paret i mesova,
vec me lan nje amanet
ne vend tend dheu te tret.
POLO CIPA dt 23 , 1 , 2015, PATER.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου