Sa te jem ne kete jete
do te bej sic dua vete.
gjumin sdo ta bej te qete
po me thret kenga e shkrete,
per ate fshat qe ri mbi rete
hop me kembe ngrihem perpjete,
se keshtu me ka lezete
ati lindin bilbilejte,
vjershetor edhe poete
trima me palle te mprehte,
qe me shpat grisnin rrufete
O KURORA E ARGJENTE
mbi bregdet porsi Embleme,
tu versulen dot ste shembne
sado te medhenj qe qene,
e ngisnit shpaten si pene
nena njeher ju kish lere
koka turku me to prene,
ne cdo koh vulose ndere
bujari bese ke mbjelle,
shume ke pritur ke percjelle
ci merje dere me dere,
dhe ne gjume kurre ste gjene
se ati shqipja ngre folene.
POLO CIPA
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου