Po vinte casti qe ata te deshmonin kete perpara botes . Pasditen e 28 nentorit, shumica e delegateve kishte aritur,u vendos qe mbledhja te fillonte. Ajo nisi aty nga ora 4, ne sallonin e madh te selamllekut, ne katin e dyte,ku ishin vendosur tri tavolina te gjata . U verifikuan mandantet. Sipas porosive te Ismalit, do te pranoheshin si te mireqene vetem ata delegate, ardhja e tew cileve ishte kofirmuar me telegram . Nga Permeti kishte ardhur nje telegram me porosine qe , ne qofte se delegati i tij, Veli bej Kelcira nuk do te kishte mbritur, vendin e tij ta zinte Syrja bej Vlora.Nderkaq, i biri ,Eqeremi, ishte caktuar si delegati Vlores.
As Syrjai dhe as Eqeremi nuk ndodheshin ne Vlore, por ata nuk mund te liheshin jashte listes, qofte per shkak te emrit qe kishin, qofte per faktin se kishin qene nismetaret e perpjekjes per thirjen e kuvendit, packa se u deshtoi puna .
Jashte shiu i imet vazhdonte, por oborri perpara shtepise se Vlorajve ishte plot me njerez. Jani Minga dhe nxenesit e mesuesit e shkolles shqipe ishin te gjithe aty . Mes toskeve shquanin trupat e gjate te gegeve, te gjithe me koka te te rruara, me qeleshe te bardha dhe me veshjet e tyre te vecanta, secili nga nje pushke ne krah. Askush nga deshmetaret e ngjarjes nuk ka dhene ndonje shifer, qofte edhe te perafert, sesa veta mun te ishin. Por duhet te kemi parasysh se hapesira perpara dhe anash shtepise mund te nxinte qindra njerez, megjithese nje pjese ishte e zene nga pemet dhe bimet e tjera. Distanca mes mureve anesore ishte 165 metra, ndersa nga balli i shtepise e deri te muri perballe, ku ndodheshin stallat, duhet te ishin se paku 100 metra te mira . Sipas deshemetareve, ate dite rruget e qytetit qene plot me njerez, sepse kishin ardhur shume nga fshaterat rrotull dhe nuk kishte aresye qe ata te mos dyndeshin ne oborin e Vlorajve nga deshira per te festuar dhe kersheria per te pare . Brenda shtepise, perpara tryezes, ku disa thone se ishte shtruar nje flamur, Ismaili mbajti nje fjalim me shqipen qe e fiste per bukuri. MMjerisht , fjalet e tij kane aritur ne ditet tona te perifrazura, sepse proces verbali i mbledhjes nuk u mbajt me stenogram, por me shenime. Pak a shume ai tha; Shqipetaret nuke e kane harruar as gjuhen , as kombesine e tyre dhe prova me e mire jane perpjekjet dhe kryengritjet qe u bene here pas here e sidomosne keta kater vjetet e fundit per te ruajtur te drejtat e zakonet e veta . Qeveria osmane nuke deshi kurre tju shperbleje me te mire shqipetareve sherbimet e medha qe i bene . Ne kete kohe te fundit rrefeu ndopak deshiren qe te merej vesh me kombine tone, por prape nuke vuri te gjithe vullnetin e mire e nuk mori te gjitha masat e nevojshme per te paqesuar shqipetaret. Ne kete e siper krisi lufta me te kater mbreterite e Ballkanit, te cilat kerkonin permiresime e te drejta per vellezerit e tyre te nje kombi e te nje bese. Me vone keta e harruan qellimin e pare ,e pasi lufta u vajti mbare, u moren vesh per copetimin dhe ndarjen e mreterise e pra edhe te Shqiperise. Shqipetaret kure e pane se
ushtria e turqise u mund e se mbreteria nuke mund te qendronte me , vrapuan te mernin masat qe koha kerkonte. Per kete qellim u nisa nga stambolli e pasi u mora vesh me shqipetaret e Bukureshtit, vajta ne Vjene ku nisa mareveshjet me ato mbreteri te medha qe kane interesa me te gjalla ne punet e Ballkanit.
Pasi nuke mbetej me asnje shprese per ta shpetuar Shqiperine me arme, e vetmja udhe shpetimi isha ndarja e Shqiperise nga Turqia Kete mendim e kete qellim vura perpara,, mendim e qellim qe u pranuan me simpati nga te gjitha qeverite e medha e sidomos nga Austria e Italia.Vetem Rusia mund te mbahet pak si e ftohte nga shkaku i sllaveve, por edhe ajo nuk e mohon Shqiperine e kombin shqipetar. Per kete qellim, ftova te gjithe Shqipetaret te mblidheshim ne Vlore e sot jam i gezuar qe thirja nuke me vajti dem, por nga te gjithe anet e Shqiperise u derguan delegate qe te mundoheshin e te perkujdeseshin se bashku per shpetimin e atdheut Te behet Shqiperia me vete nen nje qeveri te perkoheshme , te zgjidhet nje pleqesi per ndihme e kontroll te qeveise, te dergohet nje komisin ne Europe per te mbrojtur ceshtjen shqipetare perpara mbreterive te medha.
Po ti keni lexuar me kujdes rreshtat e mesiperm, do te kini vene re se fjalimi i Ismaili ishte te pakten paqetues. Ai nuk e shau Turqine, por vetem e qortoi. Nuke permendi as Serbine, as Malin e Zi dhe as Greqine,por foli vetem me nenekuptime, kure tha se keto shtete ''u moren vesh per copetimin e Shqiperise ''
;;Si diplomat qe ishte, ai e gjikoi me vend te mos fliste kunder ndonje shteti ne aste situate delikate, ku qeveria e re do te perpiqej te kerkonte njohje nderkombetare. Ismaili iu shmang hollesive dhe shpjegoi shkurt piken me te rendesishme, aresyen se perse duhej bere shkeputja nga Turqia . ''Sepse nuke mbetej me asnje shprese per ta shpetuar Shqiperine me arme, ,ishte aresyetimi i tij, i cili dukej i kenaqeshem per delegatet. Fjalimi u prit me miratim dhe me thirjet '' Rrofte Shqiperia e lire''
Nga liberi PAMVARESIA ILIR IKONOMI.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου