Δευτέρα 8 Φεβρουαρίου 2016

JIPET E IPERIT - HIMARIOTET (FOTO BIXHILI)



,,Ne vitin 1932 qeveria e Zogut eshte e mbushur me ministra antigreke, me kryesor nder ta , Musa Juken,,,,shkruan Dede. -Ky  i fundit neneshkroi  ,,Urdherin Mbreteror,, per heqjen e privilegjeve te Himares.  Ky urdher u mor persiper qe te zbatohej, nga organet qeveritare dhe administrata e Krahines dhe e Qarkut.  Ishte nje prapaskene e sajuar mire, ne rendese  te emrit te nderuar dhe te respektit qe kishte krahina per Mbretin dhe qellimeve te mira te tij  ndaj saj,,,Ne kete kohe  , komandant i krahines ishte katoliku fanatik, Kole Radovani dhe nenprefekt, turkoallvanoi Riza Qiqino, vegel e ministrit te mbrendshem.
Per ti dale perpara ceshtjes, krahina zgjodhi nje perfaqesues tri vetshe, te perbere prej Naqe Lekes nga Qeparoi , Jorgji Bollanos nga himara dhe debuteti i krahines dhe mjek personal ,i Zogut dr,Simionidhit, drThanas Simonit nga Vunoi, -P. Marko,e cila duihet te bente takim, sa me shpejt me Mbretin Zog, qe ta njihte me prapaskenat qe benin qeveritaret e tij ne Himare, pa dijenine e Lartmadhenise.  Per tu mos u diktuar nga organet dhe agjentet vendas ,perfaqesia u nis per ne Tirane nepermjet Sarandes ,Delvines Korce.
Ndersa perfaqesia ishte ne rruge per ne Tirane, qeveritarii krahines thirri ne mbledhje pleqesitee te shtate fshaterave dhe keshilltaretbe tyre, gjithesej rreth 40 vete. Pa e bere te gjate, u kerkoi qe te firmosnin ,,Urdherin e Mbretit,, dhe ti bindeshin atij.  Kryepleqte nuk pranuan te firmosnin  me justifikimin ,,se nuk kishin autorizimin e popullit per kete gje ,,. Atehere, Radovani, u vuri ne pjate alternativen  ,,me mbretin ose kunder mretit ,,Tani do ta tregoni veten u tha.    Ateher, nder te dyzet ngrihet  himarioti Ciko Gorro,,Ne se  Urdheri Mbreteror ka per objekt heqjen e Venomeneve te Himares,,,ateher me sillni leter te firmos une i pari kunder Urdherit Mbreteror .   Edhe nderhirja disi e moderuar e himariotit tjetr Thanas Bolano, me arsyetimin,,as Gorua dhe asnjeri prej nesh nuk ka autorizimin e popullitper nje inisiative te tille,,nuk e qetesoi gjendjen.  Perkundrasi, Radovani u be edhe me i eger, duke e qelluar me kamzhik ne fytire, Bollanon.      Gjendjen e qetesoi disi nderhirja e zgjuar e Qeparotesit Naqe Foto, i cili i kerkoi Radovanit nje ore kohe qe te mblidheshin  burrat e te mernin nje vendim.  Qiqino i kenaqur nga kjo kthese e pa pritur e gjendjes u dha kohe 24 ore kohe, me shpresen se burrat nisen te thyhen.  Burrat u mblodhen ne Kishen e Shen Marines.  E mori fjalen i pari Naqe Leka  Se pari  na duhet te ruajme gjakeftohtesine,vetepermbajtjen,dhe me shume kontroll te vehtes.  Mos u tronditni, se kjo qe na kerkohet eshte jo logjike dhe budallallek, sepse nje ,,Nje  Urdher Mbreteror,, nuk ka nevoje per neneshkrime. Nuk shkon , nuk qendron kjo. Gjithe kjo qe na behet, eshte nje mbrapaskene ngaterestare e organeve te qeverise. Nje prapaskene djallezore, e cila ka  per synim heqjen e privilegjeve, gjoja me vullnetin e vete himarioteve.  Lufta do jete shume e ashper dhe duhet te jemi te pergatitur, per presione edhe me te medha.  Eshte nevoja, te permbahemi.  Per Zotin, ju lutem te mos thyhemi dhe te jeni te sigurt se do te na jipet e drejta.,,Pas kesaj u nisen ne komande, ku deklaruan njezeri mosneneshkrimin.  Te tere i cuan ne biruce.  Pas tre diresh i lane te lire vetem kryepleqte, me porosine,,,te shkonin te benin regjistrimin e bagetive me nenpunesit perkates,, Regjistrimi nuk mund te behej, se begetia ishte e shpernare ne kullote, pa te zotet. .
Keto dite , kur te derguarit e krahines perpiqeshin te mernin takim me Mretin, ne fshatin Dhrimadhe zhvillohet nje skene kumptimplote.Ne perforecim te gjindarmeve te krahines, vijne nga Vlora dhe tridjete te tjere me vete komandatin e qarkut. Meqense kryepleqte nuk pranuan ti shoqeronin ne regjistrim, dolen vete ne brinjat e fshatit dhe grumbulluan 600 krere dhen e dhi ei vendosen ne mandren e Milto Dunit. Nderkohe  ne te dija anet e peroit, qe ndan fshatin ne Gjinlol dhe Jorpanet, burrat dhe grate e fshatit nisen kengen dhe vallet vence Himarite.  Komandanti i trupes i ofenduar nga ky  ,,percmim kryenec himarjot,, urdheroi te hapej zjar mbi valletaret....Kur komandanti urdheroi qe te hapej zjar mbi valletaret, nje gjindarme nga Bolena nuk pranoi qe te qellonte.  Pas ketij kundershtuan dhe te tjere dhe kerkuan prej tij me shkrim e te neneshkruar prej tij.  Ti, i tha Bolenasi, sot je ketu e neser iken.  Ne jemi gjitone me himaritet dhe rrojme ne harmoni dhe te dashur me njeri tjetrin.  Nuk mundemi te qellojme mbi vellezerit tane,,.  
,,Delegatet e Himares, nuk i shoqeroi debuteti i tyre, se kishte frike, shkruan Petro Marko.-Ai i shoqeroi deri te drea e Pallatit, i cilii percolli ne sallen e pritjes. Dolinga nje dere, e sallonit, nje njeri i veshur paster e bukur, me rroba civile dhe i pyeti se ce donin mretin.  Njeri nga delegatet iu pergjigj se kishin pune, per te cilen  i kishte derguar krahina. Eai u ishte pergjigjur.. - Ju jeni rebele, ngatrestare.  Kerkoni trubullira e te shkelni Statusin e Mbreterise.   -Une nuk kam pune  me ju more zoteri. Une kam pune me Mbretin.  -Ju nuk e kupetoni damin e madh qe po i sillni mreterise.  -Me falni unu nuk kame fjale me ju, po me ate mbretin  , - vazhdoi delegati. Dhe Zogu u tha..Une jam vete mbreti,,.Atehere delegati i himares foli..- Ju nuk mund te jini mbreti, se sic folet ju , nuk mund te flase kure mbreti,  -Dhe mbreti thirri.. Cdo te thuash me kete , nuk me beson qe jam mbreti,Jo . Nuk ka mbret ne bote qe te mare prapsht vendimet e tij Mbreti nje fjale ka  po  - apo  -jo Ju  ne se pretendoni qe jeni vete Zogu i pare Mbreti , me falni por ,,,une them se nuk jeni mbreti, pasi e ktheni nje here ashtu  e njehere keshtu. Mbreti u zemerua pa mase dhe bertiti.. -Ju jeni njerez te rrezikshem, i keni sjelle telashe edhe  sulltanit, edhe cdo qeverie, po me mua ska  terc e -merm -Emorem vesh .Ju nuk jeni mbreti, ashtu sic kishim perfiteruar.  -Dy njerez qe ishi prapa delegatit te Himares, i kishin hedhur duart ne supe dhe ishin shprehur me inat..Cen eje me ne ,,.E Mberthyen dhe e zvariten.  Delegati peshperiti, Ah , cmbret mjere ne,, Zogu urdheroi te dy oficeret, ta lini  te lire. Iu afrua atij, me te cilin kembien fjale dhe i shtrengoi doren duke i thene.. -Bera nje prove. Kisha degjuar se jeni kryelarte ,se jeni burra. dhe ja ashtu me dolet, gezohem more burre  ME KARAKTERIN E HIMARITEVE, eja me mua  .I mbajti  per dreke dhe i dergoi ne Himare me veturen e tij, duke u thene  ne percjellje.. Gjersa te jem une , Himara dhe te shtate fshaterat do ti gezojne privilegjet, si kurdohere , se e meritoni,,

POLO  CIPA .  NGA JIPET E IPERIT   HIMARITET FOTO BIXHILI



Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου