Σάββατο 25 Ιανουαρίου 2014

7 MOTRA BREGDETARE


Kush hedh vallen maje gurit
plot lezet e gjithe nur,
Pilurjot o ajk e burit
qe ste ra lavdia kur.

Je i ashper por i bukur
me te ecur si sorkadhi,
maje kulles ku je ngulur
aty te kenaqet xhani.

Reze cikes per mbi det
ku dhe cezari luftoi
eshte Palasa gjith lezet
gjith koherave u qendroi.

Syri nuk tu mjegullua
as nga gjemimet e detit
por shtati tu lartesua
o moj lulja e bregdetit.

O moj lulja Dhermiqote
por si kulle faraoni
me treti sevdaja jote
vet zili te ka dhe Joni.

Je i gdhendur si me dalte
por si gur margaritari 
lart debore e poshte dallge
te ka ngele vetem nektari.

Lart mbi griken e Gjipese
reze malit ku je ngritur
o Ilias luljia me vese 
shumke percjell e ke pritur.

Me nje histori te ralle
o Vunoi i mencurise
ngritur si kala mbi Jal
diamant i bukurise.

Krenaria e bregdetit
Mjegulloshi per mbi krye
o lezeti i lezetit
lavdi krahiines i bie.

Moj Himara e Damianit
o keshtjelle e trimerise
malet e Akroqeranit
si gjerdan peretrh te rine.

7 motra bregdetare
si zogjte ne suferine
te bukura si Veneciane
bota ta kane ziline.

Si zgalemi lart je ngritur
hapur krahet si shqiponja
ty ngjan si nje yll i ndritur
ne keto sarajet tona.

Kush kaloi dhe s'qendroi?
kush nga ty su befasua?
o moj lulja e Qeparoit
dhe vet Zoti u dashurua .

Dilni shifni dhe shikoni
pergjate grykes se thelle
o Kudhes lule limoni
lumthi aty kush ka lere.

Polo Cipa

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου