Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα POEZI. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα POEZI. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Πέμπτη 3 Απριλίου 2014

VANOVICA E KATUNDIT


Te dy syt e tu te bukur
me thuaj kush ti ka puthur?
floket mos ngjyen te hena?
kur del naten mbrema ,mbrema?

Syte mos ngyen tek deti?
qe te ngjash si vajze mbreti?
o moj vashe ku po vete?
fill e vetem per mbi dete.

Kemba kembes nuk mu hoq
e quanin Borokoq
dhe me dor me fshiu syte
i thash quhem Vanovice.

Po ty je bij nga Katundi
qe Turku flaken u vuri
andej jam dhe une o moter
te dy bashk kemi nje voter.

Qe te dy rugen e muar
po Katundi ish shkrumbuar
veq se qyqyja ja thoshte
dite e nate nuk pushonte.

Dhe nje djep qe kishte mbetur
cfar kish brenda e kish tretur,
o Turqi o gjysem hene
pse nuk zhduke faren tende?

Dhe nje paremend ne are
si nje deshmitar i gjalle,
dhe qete sqene larguar
deri sa ishin shkrumbuar.

Hesht mos qaj moj Vanovice
tani duhet sakrifice,
boll u ngopem duke qare
zduhet te humbas kjo fare.

Dhe nga brezi nxjer nje shpate
Vanovices si dhurate,
ndersa ajo Borokoqit
i fshiu kokren e lotit.

Kembana e SHEN THANASIT
vec se dritherime zbrazi,
thone se qau , qau shume
dhe me pas u nis nje lume.

*SHENIM: ne vitin 1467 perandoria TURKE shurit Katundin e Pilurit qe ishte ne afersi me Kucin , e dogji dhe e zhduku fare , germadhat e Katundit jane dhe sot e kesaj dite.

                                                                                           POLO CIPA

Σάββατο 29 Μαρτίου 2014

ME LOT SEC I KOI


Koha heth pa prepre
bore pa pushim
deti bere stere
qyelli vetetin.

Era ulerin
si bish e terbuar
uje varat ngrin
akujt kane formuar.

Pemen jan ngarkuar
zojte scicerojne
hena ka haruar
vendin ta ndricojne.

Femijet sec qajne
i therasin nenes
skane sec te hane
loti mbrenda zemres.

Ndersa syri i nenes
shume i lotoi
dhe ne vend te bukes
me lot sec i koi.

Vdekja o gurezeze
sec u vjen verdalle
moj jet e pa bese
engjijt cfaj te kane?.

Vdekja nuk pyet
eshte egersuar
ndihme bertet nena
as kush se ka degjuar.

Nena me femije
rane ne gjume te thelle
shtrigat ulerine
bora mbuloj dhene.

*shenim : ngjarje e vertet ne kohen e luftes italogreke ku nje nene Pilurjote vdiq bashk me femij ne malin e Vunoit nga bora e madhe.
                                                                                                                     POLO CIPA

Σάββατο 22 Μαρτίου 2014

PER NJE KENGE PILURJOTE


Me ka mare malli shume
per nje kenge Pilurjote,
te ja mare si dikur
si dikure nato mote.

Por ce do jam i larguar
nuk di shoket ku me vane,
por kengen se kam haruar
per ate zemera me qane.

Vitet ikin por si lumi
por kenga kur smu largua,
dashuria per te s'humbi
u lith si mishi me thua.

Me qan syri kur degjoj
kur degjoj kengen e xhanit,
mermeris edhe lengoj
per ate bejken e cobanit.

Te mblidhemi  dhe nje here
rreth e rreth hijes se rrapit,
edhe kenga te na rjedhe
te hapen fletet e xhanit.
                                                                                   POLO CIPA

Τρίτη 11 Μαρτίου 2014

COBANI PILURJOT NE PARIS


Me kapelen e zeze dhe sharkun mby supe
syte i drejtove dyellit me te skuqur,
me duart lart zotit ju lute
varka detit me pertese ishte futur.

Nje renkim te thelle nga gjoksi leshove
era e malit faqen ta pershkoi,
dhe nje gur steralli e more me vete
dy pika lot nga syri te rrodhi.

Cobani Pilurjot mendonte me vete
mos valle malet do te qertonin?
si iku e i la gjith ato salltanete
kembore dhe zilet valle me do kumbonin?

Deri sa malet ju zhduken nga syte
syri sju mbyll por vetem lotonte,
kujtonte nenen qe e kish rite
dhe fyellin magjik qe tash se degjonte.

Por nagantin se haroi e mori me vete
e fort e shtrengoi mbas brezit te leshte,
te kam besnike i tha moj lanete
se nata eshte shume e pa bese.

Ne Paris brenda kemba te shkeli
opingat nga telat degjoeshin nga larg,
per nje cast Vitoria ne mendje te erdhi
e sua ktheve syne Zuskave ne asfalt.

E ku ka me te bukur se Vitoria ime
thelleze mali e gushe debore,
ndersa ju ini thare tamem si lavire
e ku ka me te bukura se femerat arbenore.
                                                                                                   POLO CIPA

Δευτέρα 24 Φεβρουαρίου 2014

ZOGEZE MOJ SYSKEZE


Zogeze moj kur u rite?
u rita per pake vite
si ste pashe moj maline?
ku ta di une hallin tine?

Si sti pashe ato floke?
si kurore argjent mbi koke?
te dy syte si gur rubini
qe per gjismeze i lini.

Shi shejtanka si qendron
kur folka sikur kendon
po kur ecen si veri
tund gershetat si peri.

Ajo buze , buzese
gjysem hark i arteze
ajo gushe gusheze
o ilac i zemrese.

Zoge drit syskeze
qe leviz si njaleze
gjysem vetull heneze
falem buzen cikeze.

Ne shesht te mejdanite
te zot dhe te daline
per mes emelsirese
nuk te le e ste fal me
zogeze moj syskeze.

                                                              POLO CIPA

ME DUART TUAJ JU VDEJKEN PO AFRONI


Zhurme , zhurme dhe vetem zhurme
ne gjithe qytetin po degjohet
makinat e shumta , karvan si lume
ne te gjitha ruget po shikohen.

I teri mbeshtjellur me nje cipe te verdhe
a thua te jete lashtesi e kohes?
e dyelli i kuq sa po ka lere
sarin te ngroh siperfaqen e tokes.

Oxhaqet e larta vjellin pa pushuar
e tymin e zi mbi qytet po leshojne
e mbi te vershojne si bish e terbuar
a thua gjithe vendin duan ta kafshojne?

Qerpiket e renduar levizen ngadale
kanarina me pertese ja thot kenges
mushkerit e mia e kane nje hall
e ketu mezi hapen fletet e zemres.

O njeres te mire qe skini te ngopur
vec se para dhe pasuri kerkoni
se shikoni globin cfare i vjen rotull?
m e duar tuaj ju vdekjen po afroni.
                                                                                                    POLO CIPA

Σάββατο 22 Φεβρουαρίου 2014

SI KUROR NGA DORE E ZOTIT ATA JANE


Te lisat ne SHENE KOLLE 
                 per mbi fshat,
Aty eshtrat e te pareve
                 gjejne rehat,
Kur vjen prilli gjethet celin 
                 nje ze sec degjon,
Qyqija duke vajtuar
                 lisave qendron,
Eh sec bukuri te ralle
                 lisat kane,
Si kuror nga dore e zotit
                 ata jane,
Jane ilac per te semure
                 te sherojne,
Dhe te vdekurit nga vari
                 sec i cojne,
Bilbilat duke kenduar
                 ne lisa ja thone,
Thellezat ne krah te tyre
                 iso sec u cojne,
O ju lisa legjendare
                 as me thoni?,
Brezave qe do te vine 
                 cdo tu thoni?
Se je perla e bregdetit 
                 e ballkonit,
Ne mes tyre madheshtore
                  SHENE KOLLI,
Aty burat sec u mblodhen 
                   kuvenduan,
Aty pashket edhe festat 
                   i gezuan,
Ndaj dhe ne duhet ti ruajm 
                   si visar,
Te na pres si nena birin
                    cdo behar.
                                                              POLO CIPA

THELLEZAT STE LEN TE QETE


Shume here them me vete
te mos bej vjersha dhe bejte
por ce do sqenka e lehte
thellezat ste len te qete,
vine vete dhe kendojne 
per mbi supe te qendrojne.

Ah ki syri lakmetar
me cdo lule mbledh nektar
kerkon vetem trendeline
te afroje dashurine
dhe pastaj urte e but
cupat sec i pi ne kup.

Kur prilli lulet cel
lule sa me shume do mbledh
ne dritare do ti coj
kanarinat te kendojne
ndersa pena e poetit
do shkruaj per qej te qejfit.
                                                       POLO CIPA

GJYSHES


Vane kaqe vjet
qe kur ste kam pare
qe ste shoh ne jete
o moj MEME MARE
Shpirtin sec e dhe 
e dhe me te qare
se kishe nje brenge
se kishe dy plage
smund te ri pa shkruar
malli me ka mare
dhe tani qe shkruaj 
shkruaj duke qare
kure ste haroj
gjer sa te jem gjalle
se ishe nje gjyshe 
me zemer te bardhe.
                                                                                                   POLO CIPA

Τρίτη 18 Φεβρουαρίου 2014

PUSI I VANOVES


Thone se pusi i Vanoves
ka nje histori te rralle
deri ne palc ju fune tokes
sa doli nje pllake e bardhe.

Vune veshin dhe degjuan
valle cbehej nene pllake?
kur nje lume u degjua
ja hoqen nje valle bashke.

20 metra nene toke
12 bura punonin
12 dragonj te forte
donin pllaken qe ta shponin.

Po kur pllakes ju afruan
ta leviznin pak nga pak
qe te gjith nje fat pesuan
se nje lume u ngrit lart.

Brenda lumi i perpiu
pllaka shkoj ne vend te saj
gezimi ne buze cu ngriu
ata zdien se ku vane.

Uji te pusi i Vanoves
thone se eshte i shenjteruar
thone se eshte ilac i kolles
vete zoti e ka bekuar.

Se te uji i Vanovices
edhe zanat lezetoen
atje shkon dhe ylli i drites
qe ne qyell driteroet.
                                                                              POLO CIPA

PO DO VI NJE DITE QE DO SHOHIM DRITE


Malet sec u sbardhne
deti gjemon rende
qyelli ndizet flake
nata mbuloj vende.

Ulerin murlani
dhembjen ndien xhani
i mjere vatani
qe su ndizet zjari.

Vene po ku vene?
ku do ngren folene?
nenen ku e lene?
tjeter ku do gjejne?

Djepi eshte thare
me lot eshte lare
tani neper trare
tundet ne litare.

Loti pushtoj syne
nenat sec u nxine
lulet me nuk mbine
ska me trendeline.

Qyqja sec ja thot
me te qar su ngop
si qenka kjo bot?
vetem paska lot?

Pjergulla eshte thare
nuk ka me lastare
shume kishin qare
per tok kine rare.

Dhe nje kanarine
qe sgjonte shtepine
pendet feshferine
neper tela rine.

Tani kukuvajka
ja thote per nata
me ligje te gjata
ku do hap mandata.

Nuk ka me gezime
vetem hidherime
dhe plaka jetime
qerojne me therime.

Lotet nuk jane thare
faqet jane lare
vetem me te qare
ujin se kane pare.

Zotin se kane pare
vetem satanane
qe ben kasapane
qe nxiu vatane.

Pa do vi nje dite
qe do shohim drite
te qaret nga syte
neve do na ike.

Do vi perendija
ne viset e mia
do qesh njerezia
gjithe Shqiperia.
                                                                                                 POLO CIPA 1997 

Κυριακή 16 Φεβρουαρίου 2014

KA HEDHE RRENJE

Ne cast me iken 

ne cast me vjen
keshtu kaloj diten
perhere me vjen.

As vete se di
se si mu ngulite
arsien se di
si dreqi mu ngjite.

Dhe them me vete
o perendi
largoje dhe trete
me ler ne qetesi.

Por sqenka e thene
qe te largohet
ne soin tene
ajo trashegohet.

Vjersha dhe kenge
te gjithe ne bejme
ka hedhe rrenje 
ne soin tene.

                                                                                 POLO CIPA

AS U ZHDUKE AS U SOSE


Mbi faqe nje lot rreshqiti
dhe qerpikun sec e njomi
flladi i eres sec e shtiti
dhe e coj nga val e jonit.

Val e detit ce perpiu
dhe e mbajti thelle ne gji
kur revansh te fry veriu
do e coj nga djali i tij.

Loti i nenes permbi vale
duke rendur si zgalem
mezi pret te dal ne ane
deti lotin nuk e tret.

Loti i nenes ska te tretur
si nuk tret dheu florine
dhe ne var ashtu e vdekur
hapur do ta mbaje syne.

Si su shua fara jote
o kurbet i mallekuar
as u zhduke e as u sose
nga ty  nenat kane vajtuar.
                                                                                           POLO CIPA

Τετάρτη 12 Φεβρουαρίου 2014

DITA E TE DASHURUARVE


Ne kete dite te bukur
ah sa do te doja
nga larg nje te puthur
ty te ta dergoja.

Afshin e nxehte
te buzeve te tua
nga larg une e ndiej
qe digjen per mua.
                                                                                        POLO CIPA

PROFILET VAJZERORE


Profilet e vajzave
         ne plazh
si agimi i drites
         kur zbardh
i thone yllit
         ku je?
pse sdel?
e ylli u fsheh
tutje ne planet
se profilet vajzerore
ndricojne si raket.

                                                             POLO CIPA

MAJI LULE SHUME


Ja pranvera erdhi
zogjte cicerojne
prilli lulet derdhi
vajzat sec kendojne.

Bleta neper lule
sec po mbleth nektarin
vajzat me pekule
zbukurojne beharin.

Trendeline  e malit
vajzat ci ngacmoi
dhe cule e cobanit 
me kenge sec i koi.

Thellezat kendojne 
gerxheve ne male
djemte kuvendojne
se u shtohen hallet.

Maji lule shume
nuset behen gati
dhe kush eshte ne gjume
plaste nga inati.
                                                                            POLO CIPA

MALET


O ju male legjendare
ju male me hyre plot 
syri shume ju ka pare
aq sa nuk i thoni dot.

Keni pare bardhesi
keni pare lumenj gjaku
keni pare ter te zi
keni pare hasmin te praku.

Cdo gje qe eshte mbi dhe
deomos e kini pare
dhe te madhin SKENDERBE 
krye trimin e ralle.

Krye larte prap qendroni
sic ma ka enda dhe mua
dhe me rete kuvondoni
ah ta dini sa ju dua.
                                                                                           POLO CIPA

Τρίτη 11 Φεβρουαρίου 2014

ELEGJI PER HALLEN TIME SPIRULLA BALA DHE KRISTOFOR BALA


Ishte nate nate mai
hena na qen kish e plote
por renkon deti nga Jali
nuk e di se cdo te thote.

O HALLA IME SPIROULLE
bashk me nipin KRISTOFOR
po ty flije flije gjume
flije gjume o halle e gjor.

Sec te vrane me sepate
engjelli te flinte ne gji
o halla jone urate
cqe ki fat i zi per ty?

U perleshe gryke per gryke
muri sec u skuq ne gjak
ata ishin nje suite
pse ne fund duej sepate?

Ndersa nipin KRISTOFOR 
e fute brenda ne gji
ata djale engjellor
po dot se shpetove ty?

Si su degjua njeri?
gjith Vunoi flinte gjume?
te lutem o perendi
pse u derdh gjaku lume?

Pse o zot nuk e ndalove?
ate dore gjakatare?
cop e cip pse si dermove?
pse sua zhduke faren fare?

Si su shemne ato kulla
kriminelet ti groposnin
NIPI dhe HALLES SPIRULLA
ndime kujt vall ti kerkonin?

Edhe yjet ngushellojne
pemet gjethet sec u rane
bilbilat me nuk kendojne
per kte vdekje kasapane.

Ane e mbane mori dhene
gjithe bregu ra ne zi
lotet lume sec u derdhe
pa te qare sngeli njeri.

Seshte pare e seshte degjuar
therje si ne gijotine
ndaj skane per ta haruar
brezat do ta gjejne fuqine. 

(te cilet i vrane me 1991 ne fshatin VUNO )                                 POLO CIPA

Δευτέρα 10 Φεβρουαρίου 2014

PSE DEGJOJ VETEM KAMBANE ?


Dal ne breg e shikoj fshane
bobo syte sec me pane
ceshte keshtu cfare ka ngjare?
pse degjoj vetem kambane?

Si u tha e u shterua?
ai uje qe dil ne krua?
SHENE KOLLE as me thua?
mos me bejne syte mua?

Pse degjoj vetem lengime?
dhe te qara me renkime?
ty nuk je vendelindja ime
une ste lash keshte jetime.

Shikoj lisat si jane thare,
shikoj varet si jane care,
cbukuri kishit me pare
porsi gur margaritare.

Pse nuk shoh tym ne oxhaqe?
pse u mbyllen dyer praqe?
bukurine qe ty  pate
pse te iku e ku te vate?

Pse sdegjoj cule e kembore?
ashtu sic kishit zakone?
prape syte sme besojne
do jeme ne gjume ender shikojne.

Pse nuk shoh me bar te njome?
ne te bukuren Vanove
i pyes e prap sme thone
syte ckane qe me lotojne.

Per ke luten ato nena ?
shami zeza gryke zena
ndersa rapit shekullor
pse ju tha ajo kurore?

Iken zogjte dhe te lane
iken e muar dynjane
ata kur sdo jene te qete
vetem lane nene e shkrete.

Tok e huaj eshte e rende
zemra kur ste ben per kenge
para kohe sec te zbardh
iken djale dhe kthehesh plak.

(Ja dedikoj EKSODIT  masive te fshatit tone Pilur )                                             POLO CIPA

Σάββατο 8 Φεβρουαρίου 2014

URATEN E SAJ KAΝE MARE


Kur motra ish e vogele shume
gjyshja kengen i kendonte
deri sa e zinte gjume
i thosh e bukura kokone.

Por kur motra qante shume
ajo kengen ja nderonte
te vervine nene udhe
Katerin ajo i thoshte.

Dhe kur nata ish e gjate
shume kenge ajo i thoshte
me te qesh e me te qare
gjithe naten e kalonte.

Dhe ashtu mbi djep leshuar
e zi gjumi mbi time moter
djepin kur se kish haruar
sa fikej prushi ne voter.

Kush eshte ritur me gjyshe
thone se jeta i  vete mbare
jane me kra si dallandishe
uraten e saj kane mare.
                                                                              POLO CIPA