Me kapelen e zeze dhe sharkun mby supe
syte i drejtove dyellit me te skuqur,
me duart lart zotit ju lute
varka detit me pertese ishte futur.
Nje renkim te thelle nga gjoksi leshove
era e malit faqen ta pershkoi,
dhe nje gur steralli e more me vete
dy pika lot nga syri te rrodhi.
Cobani Pilurjot mendonte me vete
mos valle malet do te qertonin?
si iku e i la gjith ato salltanete
kembore dhe zilet valle me do kumbonin?
Deri sa malet ju zhduken nga syte
syri sju mbyll por vetem lotonte,
kujtonte nenen qe e kish rite
dhe fyellin magjik qe tash se degjonte.
Por nagantin se haroi e mori me vete
e fort e shtrengoi mbas brezit te leshte,
te kam besnike i tha moj lanete
se nata eshte shume e pa bese.
Ne Paris brenda kemba te shkeli
opingat nga telat degjoeshin nga larg,
per nje cast Vitoria ne mendje te erdhi
e sua ktheve syne Zuskave ne asfalt.
E ku ka me te bukur se Vitoria ime
thelleze mali e gushe debore,
ndersa ju ini thare tamem si lavire
e ku ka me te bukura se femerat arbenore.
POLO CIPA
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου