Mbi faqe nje lot rreshqiti
dhe qerpikun sec e njomi
flladi i eres sec e shtiti
dhe e coj nga val e jonit.
Val e detit ce perpiu
dhe e mbajti thelle ne gji
kur revansh te fry veriu
do e coj nga djali i tij.
Loti i nenes permbi vale
duke rendur si zgalem
mezi pret te dal ne ane
deti lotin nuk e tret.
Loti i nenes ska te tretur
si nuk tret dheu florine
dhe ne var ashtu e vdekur
hapur do ta mbaje syne.
Si su shua fara jote
o kurbet i mallekuar
as u zhduke e as u sose
nga ty nenat kane vajtuar.
POLO CIPA
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου