Te lisat ne SHENE KOLLE
per mbi fshat,
Aty eshtrat e te pareve
gjejne rehat,
Kur vjen prilli gjethet celin
nje ze sec degjon,
Qyqija duke vajtuar
lisave qendron,
Eh sec bukuri te ralle
lisat kane,
Si kuror nga dore e zotit
ata jane,
Jane ilac per te semure
te sherojne,
Dhe te vdekurit nga vari
sec i cojne,
Bilbilat duke kenduar
ne lisa ja thone,
Thellezat ne krah te tyre
iso sec u cojne,
O ju lisa legjendare
as me thoni?,
Brezave qe do te vine
cdo tu thoni?
Se je perla e bregdetit
e ballkonit,
Ne mes tyre madheshtore
SHENE KOLLI,
Aty burat sec u mblodhen
kuvenduan,
Aty pashket edhe festat
i gezuan,
Ndaj dhe ne duhet ti ruajm
si visar,
Te na pres si nena birin
cdo behar.
POLO CIPA
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου