Malet sec u sbardhne
deti gjemon rende
qyelli ndizet flake
nata mbuloj vende.
Ulerin murlani
dhembjen ndien xhani
i mjere vatani
qe su ndizet zjari.
Vene po ku vene?
ku do ngren folene?
nenen ku e lene?
tjeter ku do gjejne?
Djepi eshte thare
me lot eshte lare
tani neper trare
tundet ne litare.
Loti pushtoj syne
nenat sec u nxine
lulet me nuk mbine
ska me trendeline.
Qyqja sec ja thot
me te qar su ngop
si qenka kjo bot?
vetem paska lot?
Pjergulla eshte thare
nuk ka me lastare
shume kishin qare
per tok kine rare.
Dhe nje kanarine
qe sgjonte shtepine
pendet feshferine
neper tela rine.
Tani kukuvajka
ja thote per nata
me ligje te gjata
ku do hap mandata.
Nuk ka me gezime
vetem hidherime
dhe plaka jetime
qerojne me therime.
Lotet nuk jane thare
faqet jane lare
vetem me te qare
ujin se kane pare.
Zotin se kane pare
vetem satanane
qe ben kasapane
qe nxiu vatane.
Pa do vi nje dite
qe do shohim drite
te qaret nga syte
neve do na ike.
Do vi perendija
ne viset e mia
do qesh njerezia
gjithe Shqiperia.
POLO CIPA 1997
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου