Te dy syt e tu te bukur
me thuaj kush ti ka puthur?
floket mos ngjyen te hena?
kur del naten mbrema ,mbrema?
Syte mos ngyen tek deti?
qe te ngjash si vajze mbreti?
o moj vashe ku po vete?
fill e vetem per mbi dete.
Kemba kembes nuk mu hoq
e quanin Borokoq
dhe me dor me fshiu syte
i thash quhem Vanovice.
Po ty je bij nga Katundi
qe Turku flaken u vuri
andej jam dhe une o moter
te dy bashk kemi nje voter.
Qe te dy rugen e muar
po Katundi ish shkrumbuar
veq se qyqyja ja thoshte
dite e nate nuk pushonte.
Dhe nje djep qe kishte mbetur
cfar kish brenda e kish tretur,
o Turqi o gjysem hene
pse nuk zhduke faren tende?
Dhe nje paremend ne are
si nje deshmitar i gjalle,
dhe qete sqene larguar
deri sa ishin shkrumbuar.
Hesht mos qaj moj Vanovice
tani duhet sakrifice,
boll u ngopem duke qare
zduhet te humbas kjo fare.
Dhe nga brezi nxjer nje shpate
Vanovices si dhurate,
ndersa ajo Borokoqit
i fshiu kokren e lotit.
Kembana e SHEN THANASIT
vec se dritherime zbrazi,
thone se qau , qau shume
dhe me pas u nis nje lume.
*SHENIM: ne vitin 1467 perandoria TURKE shurit Katundin e Pilurit qe ishte ne afersi me Kucin , e dogji dhe e zhduku fare , germadhat e Katundit jane dhe sot e kesaj dite.
POLO CIPA
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου