Dal ne breg e shikoj fshane
bobo syte sec me pane
ceshte keshtu cfare ka ngjare?
pse degjoj vetem kambane?
Si u tha e u shterua?
ai uje qe dil ne krua?
SHENE KOLLE as me thua?
mos me bejne syte mua?
Pse degjoj vetem lengime?
dhe te qara me renkime?
ty nuk je vendelindja ime
une ste lash keshte jetime.
Shikoj lisat si jane thare,
shikoj varet si jane care,
cbukuri kishit me pare
porsi gur margaritare.
Pse nuk shoh tym ne oxhaqe?
pse u mbyllen dyer praqe?
bukurine qe ty pate
pse te iku e ku te vate?
Pse sdegjoj cule e kembore?
ashtu sic kishit zakone?
prape syte sme besojne
do jeme ne gjume ender shikojne.
Pse nuk shoh me bar te njome?
ne te bukuren Vanove
i pyes e prap sme thone
syte ckane qe me lotojne.
Per ke luten ato nena ?
shami zeza gryke zena
ndersa rapit shekullor
pse ju tha ajo kurore?
Iken zogjte dhe te lane
iken e muar dynjane
ata kur sdo jene te qete
vetem lane nene e shkrete.
Tok e huaj eshte e rende
zemra kur ste ben per kenge
para kohe sec te zbardh
iken djale dhe kthehesh plak.
(Ja dedikoj EKSODIT masive te fshatit tone Pilur ) POLO CIPA
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου