Σάββατο 16 Απριλίου 2016

                   

Jo jo nuk dua qe ta besoj, por ja qe eshte e vertete, dora shkateruse e Bashkise se Himares rrafshoi  endren dhe ndertesen me vlera arqikulturore te djaloshit Pilurjot Edmond Koco Merkuri.
 Ndertesa e Mondit ishte ngritur mbi themelet e te pareve te tij, ashtu si gjithe Pilurjotet e tjere gjate kohes se  tranzicionit, i cili kishte ndertuar nje ndertese te bukur te tipit alpin dhe sherbente si lokal, per gezim e hidherime, ku cdo kalimtar, bregas apo nga laberia, qendronin per te pire nje kafe  ne ndertesen e bukur te Mondit.      Me preteksin e ndertimit te nje platie ne qenderv te fshatit Pilur u rafshua  dhe endera e zotit  Merkuri.      Pse duhej te ndothte keshtu? pse duhej qe djersa dhe mundi dhe prona e Merkurit, te rafshohej  sikur te mos ekzistonte dhe pa dishim na lind pyetja, mos valle zoti Merkuri pushtetareve ne fuqi, nuk u conte uje ne mullirin e tyre?, ajo ndertese e bukur nuk ishte afer detit, por i shtonte me shume  vlerat turistike  te Ballkonit te Bregdetit.    Cekici shkaterus i bashkise se  Himares nuk shkateroi Sarrajet  5 kateshe ne ane te detit, por shkateroi nje ndertese ne fshatin me malor  te jugut 750m Pilur. Le te ngrihemi me kembe  dhe te gjithe te bashkuar ta flakim nga syte e ballit ,kete mjegullnaje qe perhapet  ane e mbane  vendit.

                                                                                  Polo Cipa.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου