Shkelqimi yt u venit shume shpejt
se shijove shume ajerin e maleve,
por buzeqeshja jote ne buze cu tret
e u tha parakohe nektari i luleve.
Dy xullufe flokesh i vareshin ballit
kacurelat e tyja si kurore i qendronin,
eh c'bukuri qe i jipnin PIRO CAKALLIT
ndimesmjekut Pilurjot ne brigjet te Jonit.
I dashur , i qeshur e me zemer bujare
sorkadh ne te ecur i thante nga trupi,
PIRO LONIDHIT djaloshit me halle
pse duej tragjik i dhimbshem fundi?
Ty ne qyell fluturove si nje engjell i vertet
doje pa tjeter jeten tu shpetoje
dhe nga syte me lot qe te rodhen si ortek
dhe plaget me lot doje tu mjekoje.
Si nje korb i zi elikopteri cu vertit
ne maje te Mjegulloshit cdo gje u shkaterua,
por ty o PIRO luftove me shpirt
bregu te vajtoi lotet rodhi krua.
Ne altarin e nderit perhere ty ngele
simbol i trimerise o PIRO PILURJOTI
kacurelat e tua Mjegulloshit i derdhe
e dallandishet folene me to do ndertonin.
POLO CIPA
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου