Τρίτη 20 Φεβρουαρίου 2018

LUTIA PERHAPEJ DREJT MALLIT TE MERGIMTAREVE


             
C'do gje pereth e kish mbuluar debora,zogjte fluturak te hutuar nga bardhesia e saj, po shkundnin deboren  nga krahet e tyre.  Tek tuk degjoheshin te lehura qeni, ndersa rete po leviznin me pertese nga pjesa jugore e vendit, nga larg degjoheshin  zilet e dhive, e cila prishte qetesine e debores, te vegjelit e tyre degjoheshin perhere e me shume.
Piluri i ngjasonte tamam nje nuse, e cila mantelin e bardhe e kish shtruar ane e mbane  vendit, era e ftohte  qe starti i saj dukej sikur nisej prej Cipthit ta saldonte deboren ne fytyren e ftohtesuar.
Kambana po binte ngadal, kumbimi  i saj shkepuste deboren nga lysat e renduar, te cilat perplaseshin per toke e treteshin ne kembet e tyre.
 Ne te ftohtin qe kish pllakosur vendin,shifje sokakut te fshatit te cilat mezi po kaloheshin nga debora, plaka me trup te krusur e te veshura krejt ne te zeza sipas zakonit Bregas, po i drejtoheshin kishes lart te lysat ne  Shen  Kolle.
Prifti i fshat nje djale Pilurjot,  Papa Jani, Merkuri, i cili kryente liturgjine fetare, ne menyre teper  hyjnore. Zeri i tij  here ngrihej gjer ne qyell, e here behej rafsh me plakat shamizeza, duart e syte e tij te drejtura lart nga i madhi Zot luteshin per shendetin e kurbetllinjve Pilurjot,  e prap ai  lutej , lutej per shpriterat e bashkefshatareve qe zoti tu falte mekatet e te preheshin ne lemin e Parajses.
Pasi mbarronte liturgjia fetare plakat me qirinj ne dore po drejtoheshin drejt vorezeve gjithesecila drejt plageve te veta.
Vajtimi i tire te dritheronte, trupi te renqethej , ishte e pa mundur te mos perloteshe, por mbi te gjitha vajtimi i Lene Bales, e cila  kish qendruar me duar te shtrira  midis  dy vareve te vetmin e saj Ilirin e xhanit dhe te shoqitQirjako Bales, korifeut te kenges pilurjote. Buzet e saj te xhuritura nga malli  per te  vetmin e saj dridheshin ne menire ritmike  e teper te llahtareshme.
Esi mund te le pa permendur Nene Leke Merkuren , ajo i fliste te birit Jakos e me duar ledhatone lulet qe i qendronin mby krye, te kam prit o bir i thosh, gjithandej po te kerkoj, por ti prap nuk te shoh o  biiir e zgjateja e mallenjimit te saj, kapercente  malet te ngarkuara nga debora.
E si mund te le pa permendur Nene  Mare Cakallen, e cila puthjet e saj ja kish ngulitur te  birit te saj  Dritanit i cili nuk e shijoi kuroren e marteses, ndersa xha Miltos lotet i ishin mbledhur mjekres se tij e cila dridhej nga malli.
Papa Jani lutej e jehona e tij dilte mby lisat e shen Kollit, ndersa era e perhapte  drejt deteve  e ndofshta takoheshin me mallin e zhuritur te kurbetllinjeve Pilurjot.
                                                                                                                         POLO CIPA 

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου