Παρασκευή 16 Φεβρουαρίου 2018

''Rringjallja e kishes se ''SHEN THANASIT' ne Katund

      Αποτέλεσμα εικόνας για Αγιος Αθανασιος           

Mu kujtua gjyshja ime ku shpesh here me thosh, 'Sa here qe vinim ne Katund per te mbushur bucjelat me uje ,do skonim patjeter tek kisha e 'Shen Thanasit per te ndezur nga nje qiri.


Eh o bir  me thoshte ajo ,cllahtare  eshte bere ne katundin tone, turku i pabese, ckane pare e ckane degjuar ato themele o djale. Digjej per se gjalli nena me femije, kudo shikoje koka te prera, thone o xhani i Memes qe u mbyt kau ne gjak,vetem shkrumb e hi shikoej perreth, e ata qe mbunden e shpetuan iken vane  ne Puje , ne Strakena o djale, ndersa vetem degjohej kambana e Shen Thanasit kudo hapeshin mandata, vetem kukuvajka ja mbi ato themele.  

Po kush i binte kambanes o Meme kembengulja une dhe teper i revoltuar,aty nuk ngeli me njeri.Po ja vazhdonte ajo , fytyra e saj kishte mare nje pamje teper mallengjise, era e malit e shpirti i tyre vazhdonte ti binin kambanes.

Po pse o Meme kembengulja une gjithe ajo tragjedi pse duhej bere. Eh  o djale me thosh, Se donim qe te ndrishonim fene,, por Ata  pranuan  vdekjen per hir te beses ,eh si qene te paret shtonte ajo.

 Per nje cast ne mendjen time kaluan shume gjera, por ne fund qortova brezat qe shkuan dhe vetveten . Mos ndofshta erdhi momenti  qe kisha e Shen Thanasit te bjere prap per ringjalljen e saj.

Ndofshta  'Amaneti' na theret qe trojet e te pareve tane te shkunden nga haresa e te filloje rringjallja e tire ne KATUNDIN  TONE.

POLO CIPA (16-2-2018)

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου