Δευτέρα 12 Ιουνίου 2017

         AI ZE PRAP ME THERET,, KUSHTUAR  BABAIT TIM  ,,

Jasteku ishte lagur plotesisht, ne mengjez kur u cova une prap ate e mora e filloja te ferkoja syte, buzet e ta shtrengoja fort mbas gjoksit tim, ashtu si dikur i shtrenjti  Ati im  qe me merje para duare me puthje fort e me perkeledhje  kacurelet e mia, e ne fund gjoja  sikur me qortoje me nje shuplake ledhatuse largoje  ,,syrin e keq,,
Megjitheze vitet e monizmit ishin teper te veshtira si gjith te tjeret, dimri ishte teper i ashper, ju prap u munduat  te dashur prinderit e mi juve i shtrenjti BABA, te na i largonit sa me shume  urine e asaj kohe  e dimrin e ftohte.   Me kujtohet  kur isha e vogel na duhej nje ore  me kembe per te ardhur ne  shkolle, ne shi ne bore me dyell e me suferine, por une nga tira vija e frikesuar dhe sa here qe gjemonte e vetetinte une strehosha prane BABAIT dhe  shpesh here mbremje vone  prane  oxhakut na tregonte  trimerite e krahines te fshatit tone, e sidomos ma permente shume here kengen e MIRO TERBACES.  Nena cohej heret ne mengjez per te bere  mengjezin, ndersa BABAI e ngarkonte oxhakun me dru te trasha dhe shpesh here na thosh  ,, nje i ngrohte i mre i mengjezit ta largon shume  urine,, e keshtu na percillte mengjezeve per ne shkolle,, duke me thene MOS  U TREMB BIJ E BABAT SE KE MUA PRANE,, e keshtu ai ze mua me percillte deri sa  une largohesha shume  pre syrit te tij ,, por une ate ze prap e degjoj Mos u tremb  bij e  babait,,
Ai skaliti ne mendjen dhe zemren tone virtitet me te mira si dashurine, drejtesine , ndershmerine e krenarine per venlindjen tone BOLENEN, per atdheun tone.  Per keto virtite te larta  qe kish , fshati Bolene e vuri  kryeplak per  12 vjet resht derisa mosha e  thyer e detiroi qe ta dorezonte vete kete detire,  Fshati  Bolene ne lamtumiren e fundit e percolli me nderime e respekt te pa shoq, nuk ngeli njeri pa u perlotur, karvani i njerezise skishin te mbaruar,  une ate dite BABAIN E KEROJA  MIDIS LULEVE,,por prap ne mendeje me kujtohen  te thenat e BABAIT, te jini kryelarte qe  jini BOLENAS,, po jam krylarte i dashuri dhe i shtrenjti i zemres sime BABA.  ndersa  zeri i tij prap me theret ,, MOS U TREMB BIJ E BABAIT  NE JETE TE JESH TRIME SE KE MUA  PRAAAAANE.

                       NGA  BIJA  JOTE  AFERDITA CIPA 

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου