Παρασκευή 27 Οκτωβρίου 2017

         
FLUTUROJ PERMBI BALLKON

O Pilur Ballkon mbi dete
ke nje bukuri te rralle
si kuror dafine me jeshe
lumthi moj kush te ka pare,
thelle shpirtin ma trazove
neteve me enderime
fluturoj permbi Ballkon
ati mbi perlene time

Kame shume deshire
te dal larte ne male
afer me te gdhire
cdo vit ne behare,
me bastun ne dore
neper monopate
deshte me kembore
me ngjire kuace

Te pi uje ne Lugje
te ri nene tende
te shof nje sykuqe
pastaj te nise kenge,
cula le te bjere
te bjere me te qare
hena reze arte
le te zbardhe male

Kembore dhe zile
ti degjoj nje here
neteve me yje
gjumi teme zere,
larte nga Kalbaqi
ta thur poezine
edhe poshte nga Vali
te mbledh trendeline

Poshte nga Nikeziu
te qelloj njehere
dhe kur fryn veriu
gjahun te ma bjere,
ne Biter te rija
te freskoja buzen
nje nate te flija 
bashke me ruzen

Te shlodhem te Vali
te Panja te Qafa
dhe ne Gjonjetave
te me zere nata,
tej ne Armixore
te ha djathe stani
dhe ne Konjomare
te mbledh lule cai


Nga Cipthi te hidhem
te darkoj nje nate
sa mire qe ndihem
si me Zotin bashke
teje nga Trindafilet
shikoj Labberine
kembore dhe zilet
i shtojne bukurine.


ne Breza te shkoja
te shifja lezetin
fshatin qe doja
dhe gjithe Bregdetin,
fishek ne gjerdan
permbi det qendrojne
nen Akroqeran
trupin lezetojne

urrorin ta shkrep
te ndeze eshken
ne Dardhez per qef
te hape kuleten,
Borokoqit lart
te degjoj thellezen
bukur dhe qart
tia thote kenges

ne Vanoven lule
vallen do ta heq
zile dhe buqe
te binin per qef,
kurore trendelina
te vinin nga mali
te derdhej rakia
tme kenaqej xhani

te pusi i Vanoves
kembekriq te rija
ilacin e kolles
aty do te gjija,
ketu Vanovica
eshte lezetuar
vete perendia
sec e ka bekuar

ne Katund qe vajta
nuk di cme gjeti
mallengjim qe pata
me thrit Amaneti
themelet u tunden
gjemim sec plasi
o Bir ku je
me flit shen Thanasi

ne Kalcise te shkoja
nje nate me hene
culen ta degjoja
ne stanet tene
edhe Kodra lart
ngjan si piramide
rrushin e ka mjalte
mjalte per rakine

te shof yjet lart
ndezur mbi Sinjove
hena reze arte
derdhur mbi Vanove
cme kenaqet syri
kur i degjon zilet
teje nga  Bunai
nga stani i dhive

hodha syte Koramit
uji gjarperonte
shfrinte me inat
mbi Himare vershonte
ndersa shkembi i Kuq
shume e lezetonte
ere kocimare
Stragjikua dergonte

dhe ne fshat te vjeter
vet tek Shen Meria
qendrova patjer
me flit lashtesia,
deget tundi lysi
themelet gjemuan
brenge pati shpirti
syte me lotuan

nje ze Kastajane
ne krah te Bunait
qe teper mjerane
po digjej prej mallit
eja o bir
nje ze u degjua
mos ben sehir
dhe shpejt u largua

dhe tek Lysat lart
ku eshte Shene Kolli
ati gjej rehat
ku ka fronin Zoti
nuri lezetohet
gjoksi mer gulcime
zemra te rinohet
ne Parajsen time

Rrapi shekullor
si nje Nene e madhe
te bukur kuror
o zot qe na i fale
ati kuvendojme
ati hedhim vallet,
ati sec kendojme,
ati qajme hallet
ati bujaria
qe nuk njeh kufi
ati dashuria
te shperthen ne si

      POLO CIPA

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου