Τρίτη 17 Οκτωβρίου 2017

NUK DI PSE HENA SONTA SKA DALE

 NUK DI PSE HENA SONTA SKA DALE
NDOFSHTA MIDIS REVE ESHTE FSHEHUR
TE IKI APO TE PRES NUK DI SHTE BEJ VALLE
PA TJETER NJE MERAK PER TE ME ESHTE QEPUR

POR QYELLI U QARTESUA E YJET NDRICOJNE
E ANDEJE NGA LIND ASGJE ZVEZULLON
BILBILAT E NATES KENGEN FILLOJNE
NDERSA SYT E MI GJITHANDEJE TE KERKOJNE

THONE QE HENA MORI ARATINE
E NDOFSHTA SKA ME PER TU DUKUR
NUK DI KU VAJTI KU E LA BUKURINE
MOS VALLE MBAS MALIT AJO ESHTE STRUKUR ?

E SI GJITHNJE UNE DO TE PRES
DHE KUR VALA E DETIT TE JETE EGERSUAR
NATEN DO TA GDHIJ DERI NE MENGJES
SE MBAS TEJE O HENE JAM I DASHURUAR


                                 
                       SI KUROR  DAFINE ME JESHE
                       LUMTHI MOJ KUSH TE KA PARE


O pilur ballkon mby dete
ke nje bukuri te rralle
si kuror dafine me jeshe
lumthi moj kush te ka pare
thelle shpirtin ma trazove
neteve me enderime
fluturoj permbi Ballkon
ati mbi perlen time

Kame shume deshire
te dal lart ne male
afer me te gdhire
cdo vit ne behare,
me bastun ne dore
neper monopate
deshte me kembore
me ngjire kuace

Te pi uje ne Lugje
te ri nene tende
te shof nje sy kuqe
pastaj te nise kenge,
cula dhe te bjere
te bjer me te qare
hena le te derdhe
te verdhin nektare

Kembore dhe zile
ti degjoj nje here
neteve me yje
gjumi te me zere,
larte nga Kalbaqi
ta thur poezine
edhe poshte nga Vali
te mbledh trendeline

Poshte nga Nikeziu
te qelloj njehere
dhe kur frin veriu
gjahun te ma bjere,
ne Biter te rija
te freskoja buzen
nje nate te flija
bashke me Ruzen

te shlodhem te Vali
te panja te Qafa
dhe ne Gjonjetave
te me zere nata
tej ne Armixore
te ha djathe stani
rrushin nga Vanova
tme kenaqet xhani

nga Cipthi te hidhem
te darkoj nje nate
sa mire qe ndihesh
si me Zotin bashke,
dhe yjet ne qiell
fillojne e ndricojne
bilbilat e nates
kenges ja fillojne

ne Breza te shkoja
te shifja lezetin
fshatin qe doja
dhe gjithe Bregdetin
fishek ne gjerdane
perby det qendrojne
nen Akroqerane
trupin lezetojne

urrorin ta shkrep
qe te ndeze eshken
ne Dardhez per qef
do te hap kuleten
Borrokoqit lart
ta degjoj thellezen
dhe me ze te qarte
tia thote kenges

ne Vanoven lule
vallen do ta heq
zile dhe buqe
te binin per qef
kuror trenelina
te vinin nga mali
te derdhej rakija
te kenaqej xhani

te pusi i Vanoves
kembekryq te rija
ilacin e kolles
ati do te gjija
ketu Vanovica
eshte lezetuar
vete perendia
sec e ka bekuar

ne KATUND qe vajta
nuk e di cme gjeti
mallengjim qe pata
me thrit AMANETI
themelet u tunden
nje gjemim sec plasi
o BIR PSE HUMBET
me flit SHEN  THANASI

ne Kalcize te shkoja
nje nate me hene
culen ta degjoja
ne stanet tene,
edhe Kodra larte
ngjan si piramide
rrushin e mjalte
mjalte per rakine

te shof yjet larte
ndezur mbi Synjove
hena reze arte
derdhur mbi Vanove
cme kenaqet xhani
kur i degjoj zilet
pertej nga Bunai
nga stani i dhive

hodha site Koramit
uji gjarperonte
shfrinte me inat
mbi Himare vershonte
ndersa Shkembi i Kuq
shume e lezetonte
ere kocimare
Stragjikua leshonte

dhe ne Fshat te Vjeter
vet tek Shen Meria
qendrova patjeter
me thrit lashtesia
deget tundi lisi
themelet gjemuan
brenge pati shpirti
syte me lotuan

dhe tek Lisat lart
ku eshte SHENE KOLLI
ati gjej rehat
ku ka fronin Zoti
nuri lezetohet
gjoksi mer gulcime
zemra te rinohet
ne PARAJSEN time

RRAPI shekullor
si nje nen e madhe
te bukur  kuror
o Zot qe na i fale,
ati kuvendojme
ati hedhim vallet
ati sec kendojme
ati qajme hallet,
ati Bujaria
qe nuk njeh kufi
ati Dashuria
te shperthen ne sy



             POLO CIPA
                                          

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου