Δευτέρα 12 Ιουνίου 2017

         AI ZE PRAP ME THERET,, KUSHTUAR  BABAIT TIM  ,,

Jasteku ishte lagur plotesisht, ne mengjez kur u cova une prap ate e mora e filloja te ferkoja syte, buzet e ta shtrengoja fort mbas gjoksit tim, ashtu si dikur i shtrenjti  Ati im  qe me merje para duare me puthje fort e me perkeledhje  kacurelet e mia, e ne fund gjoja  sikur me qortoje me nje shuplake ledhatuse largoje  ,,syrin e keq,,
Megjitheze vitet e monizmit ishin teper te veshtira si gjith te tjeret, dimri ishte teper i ashper, ju prap u munduat  te dashur prinderit e mi juve i shtrenjti BABA, te na i largonit sa me shume  urine e asaj kohe  e dimrin e ftohte.   Me kujtohet  kur isha e vogel na duhej nje ore  me kembe per te ardhur ne  shkolle, ne shi ne bore me dyell e me suferine, por une nga tira vija e frikesuar dhe sa here qe gjemonte e vetetinte une strehosha prane BABAIT dhe  shpesh here mbremje vone  prane  oxhakut na tregonte  trimerite e krahines te fshatit tone, e sidomos ma permente shume here kengen e MIRO TERBACES.  Nena cohej heret ne mengjez per te bere  mengjezin, ndersa BABAI e ngarkonte oxhakun me dru te trasha dhe shpesh here na thosh  ,, nje i ngrohte i mre i mengjezit ta largon shume  urine,, e keshtu na percillte mengjezeve per ne shkolle,, duke me thene MOS  U TREMB BIJ E BABAT SE KE MUA PRANE,, e keshtu ai ze mua me percillte deri sa  une largohesha shume  pre syrit te tij ,, por une ate ze prap e degjoj Mos u tremb  bij e  babait,,
Ai skaliti ne mendjen dhe zemren tone virtitet me te mira si dashurine, drejtesine , ndershmerine e krenarine per venlindjen tone BOLENEN, per atdheun tone.  Per keto virtite te larta  qe kish , fshati Bolene e vuri  kryeplak per  12 vjet resht derisa mosha e  thyer e detiroi qe ta dorezonte vete kete detire,  Fshati  Bolene ne lamtumiren e fundit e percolli me nderime e respekt te pa shoq, nuk ngeli njeri pa u perlotur, karvani i njerezise skishin te mbaruar,  une ate dite BABAIN E KEROJA  MIDIS LULEVE,,por prap ne mendeje me kujtohen  te thenat e BABAIT, te jini kryelarte qe  jini BOLENAS,, po jam krylarte i dashuri dhe i shtrenjti i zemres sime BABA.  ndersa  zeri i tij prap me theret ,, MOS U TREMB BIJ E BABAIT  NE JETE TE JESH TRIME SE KE MUA  PRAAAAANE.

                       NGA  BIJA  JOTE  AFERDITA CIPA 

Δευτέρα 5 Ιουνίου 2017

BOLENE  BARDHA KRENOHET  elegji per vjerin tim  BEJKUSH TARTARI,

Ish e premte ajo nate
ora shenoi dymbedhjete,
pse nuk doli hena valle?
te ndriconte permbi  rete

iku nata duke  qare
kukuvajka  ligjeroi,
yjet ne qiell su pane
per nje zemer qe pushoi

atje te praku i shtepise
leht e shpejt te doli xhani,
me lot sec tu mbushen syte
Bejkush biri i Mecanit

i kerkove qe te gjithe
niper mbesa shume i doje,
se ti vet i kishe rite
dhe me dashuri ci koje

prit , e prit e zeza grua
te theriti disa here,
dhe perjashta cu leshua
te kerkonte ne sketere

tek themeli i shtepise
buzegaz ei perlotur,
Bejkush biri i Nurise
kandili te ishte sosur

malli shume te kishte mare
per vellane dot sduroje,
per ate Refat Tartare
vajte shpejt qe ta takoje

Bolene bardha krenohet
maj e Begos e Cipini,
nga te gjithe sec nderohesh
te kishin si drite veziri

ne meclise e kuvende
si gjthnje ishe i pari,
fjala shume te peshonte
goje mjalt Bejkush Tartari

dymbedhjete sishin pak
vite me pergjegjesi,
qe ti ishe kryeplak
i lindur per drejtesi

e perlotur gjithe Bolena
te percjell me lot nder si,
do te ngelesh si legjenda
brezat do te kene zili

ajo dashurija jote
ajo goj e mjaltesuar,
do te ngeleshe nder mote
kurre ske per tu haruar

                 nga dhenderi  jot POLO CIPA  ,,,

Πέμπτη 16 Μαρτίου 2017

ZOTI PARAJSE TE DHUROI : Elegji per Babain tim

  Φωτογραφία του Polo Çipa.                   

Ti  me ike  o Ati  im
more  rrugen  e moskthimit,
vecse thelle ne zemren time
mbolle  lulen  e kujtimit

dy muaj prane  tu ndodha
te  ktheja si cilimi,
por  ce do dot ste shpetova
sdi  shte  beja  me per ty

dhe jeten  te ma kerkoje
do ta falja o Ati  im,
doren  fort  ti  ma shtrengoje
mbahu  fort  o biri  im

djale  shpirti  me pate  thene
mos  me ler  ne vend  te huaj,
te  me cosh  ne vendin  tim
sa  me shpejt te  lutem luaj

amanetin  ne  vend  ta cova
bashke me  Nenen  e vellane,
nga  Greqia  rrugen mora
ishe  etur per  vatane

syri  shume  te lotoi
po dhe fryme  more  thelle,
thash se  semundja te  shkoi
sikur  leve  dhe  njehere

filloje  te  me kshilloje
flisje  me nje ze  te shtruar,
dhe te sertine duroje
ne jete te jesh i duruar

mos  largo  njeri  ne jete
te  me kesh  zemer  bujare,
dhe  te kene  nga  nje mete
mos  u mba meri  fare

oi dhembshuri  per te gjithe
niper  mbesa  shume  i doje,
se ti vete i kishe ritur
dhe me dashuri i koje

ata  erdhen  nuk  pertuan
dashuria  i theriti,
lule shume  te dhuruan
po dot gjyshi nuk  i priti

te putha  per te fundit  here
jo dot syve  su besoja,
lulet  mal  te ishin  mbledhur
midis tire  te kerkoja

ndersa Nena thelle renkoi
te  qante  me ligjrime,
duart  mbi  ball ti  leshoi
dhe  filloi  me ledhatime

ndersa  motrat  nuk pushuan
gjithe  natene  te qane,
permbi  koke te  qendruan
edhe  me  lot  sec  te  lane

varg  i madh  i njerezise
thua skishin  te mbaruar,
me  respekt prej  dashurise
qe  te gjithe  te  nderuan

zemra  jone  sa te punoje
edhe  syri hapur  te  jete,
jo  BABA  sdo  te harojme
se  te kishim  lys  me  dege

ate dite  koha  qau
deti  thelle sec  gjemoi,
me ne fund  rete i shperndau
ZOTI  PARAJS te dhuroi.

     Nga  biri it  POLO CIPA   dt 13 , 2   2017

Δευτέρα 16 Ιανουαρίου 2017

KORIFEUT DHE MRETIT TE KENGES POLIFONIKE, TE PA KRAHASUARIT

       DHIMITER VARFIT

Nje bilbil me ze te rralle
lindur ne brigje te Jonit,
permby vale e nene male
bashke me nektar te limonit

kan te thon quhet DHIMITER
vec kush te ka degjuar,
nje engjell nga qyelli zbriti
me nje ze te shenjteruar

ze bilbili thon se ke
ndersa une them me teper,
bilbil te tille sgjen mbi dhe
ndofshta vjen nga planet tjeter

vajz e vales kur ja thua
vala shkembin ledhaton,
vajza pret mbi breg helmuar
ajo pret dike vajton

ah cte them  Barba DHIMTRI
me ate ze na embelsove,
eh cfar fat bregdeti pati
zot i madh  cengjell dergove

muzikantet kur te degjojne
ate ze te dritheruar,
sute qyellit i drejtojne
thone se zoti e ka deguar

Marika moj per perendi
dhe Katina Nina Nina,
me tej Qyelli cu nxi
ja dhe popullit stolira

                               POLO CIPA

Σάββατο 7 Ιανουαρίου 2017

             ME SHIKIM FISNIK SHQIPONJE
 Kushtuar  heroit te pa lodhur te  Bolenes   REFAT TARTARI.

Kurre punen se pushove
edhepse ne moshe te thyer,
edhe natene punoje
mbas punes ishe mberthyer

kemba jote ku nuk shkeli
an e mbane Shqiperise,
djersen porsi lum e derdhi
o Fisnik i Laberise

rreze Cipinit ti u rite
jo ne lluks por varferi,
ajrin e Kurveleshit thithe
goje mjalt me cdo njeri

digjeshe porsi qiriri
per fshatin te digjej xhani,
sec te vetetinte syri
o i biri i Mecanit

fjale pak e pune shume
me nje zemer si behari,
gjumin se afroje kurre
o Hero  REFAT  TARTARI

kurveleshi do e ndiej
ate dashurine tende,
por ti prehesh lart ne qiej
dhe ndricon si drite hene

more bir i sakrifices
si duron e ri perbrenda,
lere qafen e Babices
eja se ka nise kenga

hodhe themele te forta
perkarshi Karaburunit,
keshtu i do djemte Vlora
ndaj i do prane flamurit

o i hijshmi  hije bukur
o more REFAT TARTARI,
per Bolenen zemer kepurur
per ate te digjej xhani

cpate ti moj vdekja qene
pse e more kaq te ri,
ci godite dhe i shembe
i shembe per perendi

asnjehere su perkule
si sgrihesh po vetem ri,
thuaj dheut ike tutje
gjeje prape ate fuqi

me shikim fisnik shqiponje
buzeqeshjen si behari,
ne keshtu do te kujtijme
o HERO REFAT TARTARI

      POLO CIPA

Παρασκευή 23 Δεκεμβρίου 2016

LUNDROFSH NE  LEMIN E KENGES

Kushtuar kengetares magjike te kenges labe,  PARO ZILFAJ

Kush pushtoi ato  bedena
me ate ze si te thellezes,
nje bije nga Tepelena
qe sheron xhanin e zemres

maj me maj ,e brinje me brinje
neper male dhe lendina,
bukur kenget sec na vijne
me arome si trendelina

qysh ne moshen feminore
zoti te dhuroi kengen,
popullit tend ti ja dhurove
te shifje te qeshur nenen

kur e mer kengen lirike
me te dredhure ne gryke,
me nje  ze teper magjike
ate qe kan perendite

ritur tek Benca ne gryke
ati ku hena lezetohet,
bashke me bilbil Golike
ku magjia aty krijohet

zeri  yt ku su degjua
si thelleze e kanarine,
kush nga ty su mjaltesua
qe vinin si gurgullime

sa shkojne vitet lartesohesh
se afron kurre pleqerine,
o zot me shume  mjaltesohesh
hena vet ta ka ziline

keshtu thot  poet Lefteri
kengen kush e pat kenduar,
te gjithe ne parajse  do vene
ne boten e pambaruar

lundro Paro kengetare
lundrofsh ne lemin e kenges,
o Princesh e kenges Labe
te sherosh xhanin e zemres

rrofsh sa mosh e kesaj toke
qe kenga te pret si palle,
te uron Bejka Pilurjote
cobanet mbi gjenerale

                      POLO CIPA