Kur flasim per fshatin Pilur menjehere na shkon mendja tek vlerat e tij historike, folklorike, komike , turistike, ekonomike , ekologjike etj, por nuk mund te leme jashte hareses dhe fushen e saj aq te bukur , reth 60hektar e cila e ka emrine VANOVE. Une me teper do te perqendrohem jo per vlerat e saj ekologjike dhe ekonomike qe ka , por me teper rreth orgjines se ketij emri., Malet dhe kodrinat e bukura pereth ja shtojne me teper bukurine e saj e cila ngjan si nje amfitear gjigand, apo fushe gladiatoresh.
Mendime ka emri Vanove eshte emer sllav pra ne kohen, e Car Dushanit ne jug te vendit, pra ne sllavisht do te thote [Jashte] ose [jo] brenda,,dhe Nova [e re ,iri]ose nje variant tjeter eshte nje qilim i bukur.
Por ajo qe me shtin me teper rreth ketij emri me lindin ne vetevete disa pyetje? E para se ku kane qene Pilurjotet ne kohen e Car Dushanit, ne katund, ne kastane , ne buna , apo diku njetke, e ne qoftese kane qene ne katund, si e kane pranuar Pilurjotet zevendesimin e emrit te fushes me emrin e saj te vjeter e cila nuk dihet , me emrin e nje barbari.por le ta shtjellojme kete mendim me disa zbulime rastesisht te thena arkeologjike ne vendin e quajtur Reza, ku jane gjetur disa tubacine qeramike te tipit romak, , si dhe disa objekte mermeri si tavolina dhe sarkofage., pra keto zbulime na bejne te mendojme se kemi te bejme me nje vendbanim teper te hershem , por sanjehere e thene nga te paret tane ne forme gojore. Kjo fushe a ka ekzistuar kaq e madhe sa eshte sot apo ndonje termet shume i fuqishem, ndofshtae ka rafshuar cdo gje ne kete vend, e prap imagjinata ime kerkon te perqendrohet rreth ketij emri Vanove ta perjashtoj mundesine e emrit te saj sllav dhe ti jap orgjine tipike pilurjote. Pra dicka tragjike mund te kete ndodhur nje gjeme e madhe e grate sipas zakonit kane vene ulerimen, pra ta ndajme me sakt, Va ,Va , va, ulerime e madhe per ate gjeme qe pane dhe Nove ose sevendesim i fjales oj nene me nove, pra vazhdim i trishtimit te madh.
Por nuk di pse me vajti mendja tek gjyshja ime Mare Cipa e cila i kendonte nje kenge motres se vogel qe ta zinte gjumi,, Omoj ti fush e Rruzanes,, e bukur si hen e plote,,pse nuk i bini kambanes? qe te daline te zote,,korba syte sec na pane,,ceshte gjithe kejo trohure,,burrat djemte ku na vane,,korba zeza korba une,,
Por sido qe te jete une i qendroj mendimit qe dhe vete emri i sotem Vanove duhete te jete emer pilurjot duke ditur karakterin e forte te tyre ,eshte e pamundur qe ata ta pagezojne me emrin e nje barbari, ose me le te mendoj per variantin tjeter ne baze te kenges se gjyshes Rruzana. Lexuesit mund te me kritikojne ajo eshte e drejte e tyre , historia dhe arkeologjia le te hedhin pak drite rret ketij varianti.
POLO CIPA
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου