Σάββατο 30 Ιουλίου 2016

AMANETI PERHER NA THERET



Zanat  pregatiten
per tu lezetuar,
per nato vise
qe jane te bekuar


zogjte fluturake
ane e mbane ku jane,
ne nje iso bashke
fjalen sec e lane

me gaz do te rendin
te gjithe te gezuar.
mallin do te nxjerin
tek rrapi i degezuar

kenga do te derdhet
vallja do gjemoje,
zemra  do te dehet
syri do  lotoje

ere e trendelines
do te vije nga mali,
ndersa flladi i jonit
do na freskoje  xhanin

ate dite do ushtoje
cula e kembora,
gezimi do pushtoje
keto zemrat tona

vallja do hidhet
rreth  rapit shekullor,
mishi do te dridhet
si ne oborin mbreteror

do vijne nga larg
Angli e Amerika,
nga Greqi e lashte
nga gjithe galaktika

zeri i Nenes
te gjithe do i therase
te gjithe reth zemres
rreth rapit te lashte

dashurite dhe gezimi
patjeter do kujtohen,
por dhe nga hidherimi
prej tij do lotohen

vjershetor Merkuri
do ngrihet nga vari,
kembekryq te guri
do ndeze cingarin

cula do kujtoje
Bejken e Bardhe,
Vangjelin do kerkoje
per zerin e ralle

si dallge e si vala
por teper te mallengjyer,
Sofua e Qirjkua
kenges per tia kthyer

nga Saranda e bukur
Katina do vije,
gryken per te shkundur
me kenge do e gdhije

teper e malluar
do vije Erimjoni,
kurbeti i mallekuar
kengen sec i mori

po kur do ja hedhe
Eleni Merkuri,
o Zot i madh
do dridhet dhe guri

kur Marika do e nise
me kengen e flamurit,
Vitua do ja hedhe
gjer planet merkurit

Lulja do ja thote
me kenge lirike,
Kulla me te forte
do kendoje epike

Polua sdo kerkoje
doktor e ilace,
kur fshati do mbushet
plot me manushaqe

Ksenua me ze te bukur
iso do te mbaje
Cidhja me tundur
gezimin do ndaje

ti Neno kur kendon
per pleqte e fshatit,
syri te loton
qe sjane rreth rapit

Margariti me dyare
do beje cudira,
Miltua me longare
do derdhe embelsira

kur Stavrua do e prese
kengen ne feta
Qilua do mbaje iso
sa per dhjete veta

vallja do hidhet
kembet do gjemojne,
kur Pavllua do dridhet
mali do ushtoje

dhe Koco Gjicali
nga vari do ngrihet,
per vallen e mer malli
per te nuk i rihet

Kristua duke mburur
me plot krenari,
vargjet ti ka thurur
me plot dashuri

ato vargjet e tua
o Qesko Cakalli
,si shume i dua
se ndizen si steralli

mezi e pret
kete dite Aleksandri
ne trojet e vet
te derdhe nektarin

Timo Merkuri
do vije patjeter
me Stefanin bashke
ne themelet e vjeter

Rinia Pilurjote
qe ndodhet ne mergim,
e gjitha ate dite
do jete ne festim

Hektor Pilurjoti
do mbrije i pari,
nje djal i zoti
qe digjet nga malli

vepra flet vet
nuk do komente
kete radhe Bashki
na bere per vete

si hark ylberi
mbi te gjithe qendrron,
poet Lefteri
me mjalt na embelson

Amaneti i te pareve
perhere na theret,
mos haroni kurre
themelet e vet

ME  15 GUSHT
TE GJITHE SA JEMI
TE MBLEDHUR GRUSHT
NE PILUR TE VEMI.


              POLO CIPA, me rastin e festes  ja dedikova kete vjershe, si dhe nje lajmerim per ata qe ndofshta harojne, mire u takofshim ne Pilur me 15 gusht 2016.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου