Nje dit cobani i shkrete
po flit me veten e tija
tha ''skalohet keshtu kjo jete''
cju murzit zanati i tija
i vetmuar neper male
vetem me dhen e me dhi,
vetem sharkun dhe llabane
nuk shijova dashuri
ashtu tha e ashtu beri
e nje dite qete , qete
kembet se mbanin per vendi
tha do shkoj qe te bej jete
qeijfi e kishte pushtuar
dashuria ce sembonte,
dhe ne qytet na pat shkuar
ndonje ftuje te kerkonte
do te shkoj atje tek deti
tha me vete pa duruar,
se atje mbidhen mileti
do te zgjedh vete me duar
shume vapa e shtrengoi
tha ta provoj njeher detin,
dhe ne uje perfundoi,
sikur i gjeti lezetin
por nje dallge ce perpiu
e perplasi dy tre here,
culeriti dereziu
kete radh si asnjehere
po kur veten mblodhi mire
shikoi njehere nga mali,
kujtoi llapen e dhive
se e kishte mare malli
Polo Cipa dt 4 , 5, 2015 Satirike
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου