Τετάρτη 19 Οκτωβρίου 2016

PATRIOTIT TE MADH PILURJOT ZERBIN CAKALLIT

             

Ritur ne ate maje mali
ku vetem rete kuvendojne
patriot Zerbin Cakalli
vepren tende se harojme

ish i zeshket hijerende
fjalen e kishte te prere,
dridhej toka nene kembe
nuk e tundte asnje ere

zeri it ku su degjua
qe nga jugu ne veri,
kush nga ti su dritherua
kur  prekej nena Shqiperi

fliste me gjuhe te paster
gjithe me etje te shikonin,
ne kuvend ne Gjirokaster
fjalen tende shume e cmonin

bashke me kapetan te tjere
te keqes i dilnit ne balle,
me Nestore e me Kasnece
Sokrat Lek ,Gjike Thanase

Jo nuk ta firmos fermane
fole me nje ze te forte,
po deshe zere davane
ke te besh me Pilurjote

oxhak larte zemer bujari
priti dhe percolli shume,
Abdil Frasherin dhe Mihalin
Cerciz Topullin me gune

o i dhemshuri per vatane
sbere kurre gjume te qete,
bashk me vllezerit e tu  labe
me shpate i cave rrufete.

              Polo Cipa       shenim Zerbin Ckalli ka qene nje patriot i madh  Pilurjot, ka mare pjese ne kuvendin e Gjirokasres e cila ishte dege e lidhjes se Prizrenit, ka mare pjese me arme ne dore ne disa luftera kunder Turqise bashke me kapetanet e tjere nga bregu, si Odhise Nesturi, Odhise Kasneci ,Sokrat Leka, Gjike Thanasi e shume te tjere, shtepija e tij ishte strehe  e patrioteve te tjere si  Cercis Topulli ,Mihal Gramenua, Abdil Frasheri e shume te tjere.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου