Duke punuar ne shtepine time te vjeter per restaurimin e saj e cila eshte reth 120 vjecare, te cilen e pat ndertuar stergjyshi im Gjike Cipa, i cili shquhej per bejdet e tija, gjeta ne muret e trasha te saj nje cante lekure ku brenda saj ndodhej nje bllok me faqe te trasha me shkrime te ndryshme, por vitet kishin bere punen e tyre pra ishte shume e veshtire qe ti lexoje, por mbas nje pastrimi me shume kujdes munda qe te nxjer ne drite per lexuesit kete vjershe, e cila titullohej KASTAJANA, te cilen po e japim per ta lexuar.
Cpan o xhan qe te perzune
katunarja Kastanjote
nuk u ngopen me Katunde
ne kra ste doli nje shoqe?
mire qeni i pa bese
qe na la djepete thate
po cpane keta lanete
cpane a gjecin belane?
darke hera kukumjacka
ja thoshte dere me dere,
korba sec sillte mandata
cu tha deti cu be stere
te lane korba jetime
cu hodhe nga Strakanaja,
nje zoi me hidherime
sec kaloi Kastajana
dhe ne ardhc eja mbi vare
mos haroc sinoret tona
eja me kuje me vaje
eja bije dhe vajtona.
Patjeter qe duhet te jete shkruar nga stergjyshi im Gjike Cipa, qe per mendimin tim eshte shume interesante, pra ka te ngjare qe kjo vjershe te behet fjale, kur piluri ka qene i vendosur ne Castane, si duket flet per nje vajze , te ciles i ka vendosur emrin e vendit, e me pas per largmin tragjik nga ki vend te vete banoreve Pilurjot.
Polo Cipa
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου