Kush e hedh vallen shtruar
nje syzez vetullashkruar,
kur leshon floket mbi supe
i thot henes pak me tutje,
po kur ve doren tek beli
krijohet nje hark ylberi,
ce hedh vallen si sorkadhe,
porsi hena lart mbi male
ah kur mirte fryme lehte
i dilnin gjiret perpjete,
Fustani me fije ari
kur e vesh c'duhet behari?
gjoksi i shkruar ne argjend
c'me lane te shkretin pa mend,
them te hidhem ti provoj
kam frike se mos ti lendoj,
guximi shoke ne jete,
te heq te shkretin siklete,
mos i ler mollet e arta,
te vesohen nga nata
shume mos i ler te piqen
se kam frike se mos digjen
vallija si hark ylberi
gjithe ngjirat sec i derdhi.
POLO CIPA.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου