KUR ERDHI DITA I VURA KURORE
Nje gonxhe trendafili e mora ne dore
e gishtat lehtas petalet numerojne,
fillova te mermeris mu kujtua nje loje
me do a po sme do fillova ta kendoje
ne fund me kenaqi ajo me embelsoi
kur petalja e fundit nje po me dhuroi,
gonxhen e keputa te burimi te kroi
nje flutur ati afer nga frika fluturoi
kur petalet ja hoqa nje dhemje ndjeva
thash do ket ftohte kur te frije era,
pse ste lashe si lulet e tjera
qe bleta nektarin tia mbledhe perhera
te gjitha petalet i mblodha ne dore
kur erdhi dita i vura kurore,
dhe thashe me vete nuk qenka loje
drejtoju lules qe fatin tua tregoje.
POLO CIPA dt 1 , 2 , 2015, PATRA.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου