Σάββατο 8 Φεβρουαρίου 2014

SE SHEKULLORI LIS NJE DIT DO NA QORTOJ


Si eshtrat e nje kafshe te braktisur nga mosha
e ushqim per egersira do beheshin me pas
ashtu dhe kukuvajkat po vajtonin mbi germadhat e rena
ne fshatin tim te vjeter qe deti u ri perballe.

Dhe lisi shekullor ne mes tyre qendron
si nje gjeneral i mundur qe ushtaret  jane vrare
e kisha e SHEN MERISE ne harese te sembon
nuk dihet qe kur dora e njeriut eshte pare.

Erat e jugut gjer ne palc ju kane rahur
muret e trasha si bedena kalaje
por themelet e forta vertet ju kane mbajtur
si deshmetare te gjalle te asaj plejade.

Cdo gur e germadhe i ngjante nje maje shpate
sikur te mos pranonin asgje mbi vete
ndersa prania e henes si mysafire u vate
themeleve shekullore ne shtate vilajete.

Ju dicka doni te thoni por ne vet e kuptojme
e lisi si deshmetare kohrave u qendron
qe mbi themele te forta dhe ne te qendrojme
se shekullori lis nje dit do na qortoj.
                                                                                                     POLO CIPA

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου