Ra nje lot mor ra nje lot
ra nje lot nga syri i nenes,
ra nje lot e ra per tok
ra nje lot ne mes te zemres.
Loti i nenes e tret gurin
eshte veshtire qe te thahet,
dhe e shemb perdhe burin
shume veshtire qe te mbahesh.
Anes detin po vajton
ajo nene renkim thelle ,
lotet si lumi kullon
per mbi krye shami zeze.
Qiqyja o djale , korba o djale
zemren ma cave ma bere me plage,
per ty o bir i nenes u bera e mare
dhe ne det do hidhem mos te sho te gjalle,
te te hedh mbi sup te te puth ne balle
se ti ke nje engjell se ti ke nje djale,
he te keqen nena mos e ler te qaje
pa dil te te sho mos u fshi ne dallge,
doren po ta zgjas te te nxjer ne ane
eja o bir i nenes prane zemres prane.
Nga Polo Cipa
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου