Δευτέρα 13 Ιανουαρίου 2014

O PILUR BALLKON MBI DETE

O Pilur ballkon mbi dete
ke nje bukuri te ralle
si kurore dafin me jeshe
lumthi moj kush te ka pare,
thelle shpirtin ma trazove
neteve ne enderime,
flutoroj moj mbi Vanove
ati mbi perlen time,
kam shume deshire
te dal lart ne male
afer me te gdhire
cdo vit ne behare,
me bastun ne dore,
neper monopate
deshte me kembore
me ngjire kuace,
te pi uje ne lugje
te ri nene tende
te shoh nje sy kuqe
pastaj te nis kenege,
kembore dhe zile
ti degjoj njehere
neteve me yje
gjumi te me zere,
larte nga Kalbaqi
ta thur poezine
edhe posht nga Vali 
te mbleth trendeline,
posht nga Nikeziu
te qelloj njehere
dhe kur frin veriu
gjahun te ma bjere,
te shlodhem ne Vale
te panja te qafa
dhe ne Gjonjetave
te me zere nata,
teje ne Armixore
te ha djathe stani
rushin nga Vanova
te kenaqen xhani,
nga Cipthi te hidhem
te veroj nje darke
si ne parais ndihesh
qe te flesh nje nate,
te shkoja ne Breza
te shoh perkarshi
fshatin me voreza
qe si ka njeri,
ne Dardhez te shlodhem
te dredh nje cingare
e nje cik te dergjem 
te me kenaq xhane,
Borokoqit lart 
ta degjoj thellezen 
dhe me ze te larte 
te ja thote kenges,
ne Vanoven lule
te ja heq nje valle
vajzet me pekule
sec po ndezin zjare,
te pusi te rija 
te pusi i vanoves
dhe uje te pija
si uje te Valbones,
the nga qaf e Qyshes
te shoh Laberin
Kucin nene grike
me Gjoleke trime,
ne Kalciz te shkoja
nje nate me hene
culen ta degjoja
ne stanet tene,
edhe Kodra lart
ngjan si piramide
rrushin e ka mjalte
mjalte per rakine,
te shof yjet lart 
ndezur mbi Sinjove
hena reze e arte
derdhet mbi Vanove,
cme kenaqet xhani
kur i degjoj zilet 
teje nga Bunai
nga stanet e dhive,
dhe tek rapi i fshatit 
te shlodhem te ri 
dhe ti lutem fatit
lerem o Perendi.
POLO CIPA  Pater 1999

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου