Κυριακή 24 Απριλίου 2016

PER ATO ME DHEMB DHEMBALLA

             

Shikoj  male dhe lugina
i shikoj me embelsi,
malet plot me trendelina
nuri i tire me vret ne sy

per ata lumenj te kulluar
ato gerxhe me thelleza,
nje  pik uje te mbash ne duar
dhe ne buze te nis kenga

ja andeje nga agon
ja  andeje   degjoj nje fyell
se degjon se si vajton
dike zemer ka mberthyer

dhe sheleget blegerijne
rendin brinjes plot me gaz
lozin dhe shlodhen ne brinje
qeni i stanit u vjen pas

ato bukuri te rralla
qe vet zoti i bekoi,
per ato me dhemb dhemballa
qe prej tyre me largoi

            Polo Cipa

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου