Δευτέρα 11 Απριλίου 2016

NE VEND TEND DHEU TE TRET

     


Ne mengjes pa zbardhur  dita
nga nje ngasherim u ngrita,
nje  nene  ja thosh me ligje
korba  zemer  pse me ike?
pse me ike shpirt i nenes?
te  kisha si drit e henes
pse sme merr o zot dhe mua
kur skam djalin ti  c'te dua?
nuke di  ku te besoj,
ne  cfare kishe te lengoj,
kujt ti them , ti drejtoem?
ti lutem ti gjunjezoem,
te me bjer xhanin e zemres
qe te shoh  driten e henes.
Si qiriri sec u treta
plot me vaj me iku jeta,
ndersa shamine mbi koke,
e kame lare me lote.
O kurbet  kurbet i djallit
me more xhanin e xhanit
sec u treta e sec u mplaka
dyell drite  me  nuk paska,
dite e nate si kukuvajke
nga mengjezi  gjer me darke,
drit e syrit sec me iku
flakene qiriri fiku,
fill e vetem ne dritare
vetem dimer ska behare,
syri sec mu tret te dera
te pres o bir si ngahera,
hapur syri do me jete
ndofshta dhe ne gjume te thelle.
Dhe ne vdeksha sdo te tretem
prane teje do te gjendem,
te pres me lule  ne dore
te mi vesh mbi  var kurore,
sa here qe te vij behari,
do ngrihem do dal nga varri,
e kur qyqja do ja thote,
bashke dhe  une do jem toke,
ne cdo lis e ne cdo peme
ligjerimin do te derdhe,
kur fillon te behet nate,
do behem si kukuvajke.
Ne  senduqin e shtepise
destemelin e nuserise,
vajzes do ja vesh  mbi koke
diten qe do vijn dasmore,
vec nje gje te mos  harosh
emrin tim  te ma trashegosh
se perher do jem tek porta
do te pres sa te jete  bota.
Boll o bir ne dhe te huaj
se  sesht tok  e shpirtit tuaj,
ninullat qe ti kendova
nga te paret i mesova,
vec me lan  nje amanet
ne vend tend  dheu te tret.



                POLO CIPA    1999,  mergimtari.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου