Naten vone une dola me kitare
e buze detit ecja i mejtuar,
dhe varkat mbi vale rreshqisin ngadale
siduket punes ja kishin filluar
kitara shkundi telat me dritherime
ndersa vala ledhatonte detin e qetesuar,
dicka e cukiti kete zemren time
ndersa hena verdhacake gati me te perenduar
pa kuptuar ,kenga ne buze filloi
dhe gishtat mbi tela cukisnin ngadal,
e prane meje nje pulebardhe kaloi
e fluturimin ajo e ndali per nje cast
ndersa lulet e majit aromen kishin sjelle
me melodine e kitares ato u bashkuan,
e hena argjendore mbi vale kishte vjelle
eh cnate magjike me kitare kaluam
ne djepin e detit kenga ledhatohej
nuk di pse me brenge ja thoshte kitara
melodi e saj ne horizont degjohej
andej , andej nga erdh pulebardha
POLO CIPA
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου