Neper ter e neper nate
neper tym e neper flake,
ika per nje ruge te gjate
vetem lashe Nen e Babe
vendi dridhej, vendi nxihej
vetem gjak i zi po shihej,
vetem lot edhe renkime
lash pas ne token time
lashe vetem varferi
lashe Nenat ne te zi,
vendin lash pa perendi
satanai ben kerdi
lashe plot vare te reja
lashe plot gra te veja,
lashe nuset pa stoli
kanarinat pa kuvli
lashe dhe lule ne dete
lashe dhe dete me tmere,
ulerima te pa prera
tragjedira thith humnera
nuk di se ku po vete,
ndofshta mar gjynah me vete,
nuk e di se cfar me pret
ndofshta vari sdo me tret
duke ecur anes detit
degjoj vaje te kurbetit,
ceshte keshtu me vete thashe
qava plot per toke rashe
pse po vriten, pse po digjen?
pse renkojne pse perpeliten?
pse degjoj vetem te qara?
dhe kudo bie kambana
pa shikoni pak flamurin
sikur po ja heqim nurin,
dhe shqiponja dykrenare
sikur krahet po mbledh fare
Polo Cipa 1997, ja dedikova ngjarjeve 1997
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου