VETE KOHA DO JU FLAKE
Shume here thashe
shume here desha,
te mos beja kenge
te mos beja vjersha
qenka jet e reme
spaska te verteta,
mbushur me rufjane,
lozet kungullesha
shtipin fukarane,
tu mbushet kuleta
flasin per vatane,
neper konferenca
ne dy grupe ndare,
sa te jete jeta,
te majt e te djathte
te gjithe barkaleca,
miliona dollare,
xhip kabrioleta,
vilate qe kane
si ka mbreteresha,
coratore qe jane
shejtane me mjekra,
ditene te qajne,
naten te iken jeta
shume parti kane,
me tesra ne xhepa
ideal nuk kane
vetem interesa,
doktor profesore
mbaruar me dhjeta,
me master te gjithe
te roje kuleta,
ne zira kerkojne
na duan qefllesha,
me funde mbi gjunje
keta turi pleshta
po do vije dita
do te vije ora,
do ju plase cipa,
do ju dale boja
ju pseudo demokrate,
ju pseudo socialiste,
vete koha do ju flake
te pa nder e te pacipe.
POLO CIPA dt 10 , 11, 2014. PATER
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου