Buzeqeshjen pse ta preu
endrat ne mes ti keputi,
si kristal ne mes te theu
dhe brenda tokes te futi
Nga gjerdani i djalerise
te zgjodhi zoti me dore,
ne kulmin e dashurise
ste la te vije kurore
Ai bab e Ajo nene
shume malli i kish mare
si priten ate gjeme
si te duroj nena MARE
Po te prisnin me kurore
jo me kuror kortezie,
jo me te tille dasmore
po me kenge sic kish hije
Shume do na mare malli
per ate zemergazetore,
pse keshtu DRITAN CAKALLI
ike ne moshen rinore
Si nje trendafil me vese
shokete do te kujtojne,
kanarina cdo mengjese
do vije te te kendoje.
POLO CIPA dt 17 , 11 , 2014 PATER
* kushtuar vdekjes se parakoshme DRITAN CAKALLIT
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου