Ah moj jete e pa bese
ceshte keshtu qe po degjoj?
valle kush nderoi jete?
jo nuk dua ta besoj.
Ah 20 -20 koriku
aty brenda ne Tirane
flaken e qiririt fiku
te engjellit ILIR BALE.
Pse na ike kaq pa pritur?
po ti ishe shume i ri
mos valle nga malli i zhuritur?
te mori babi ne gji?
Si te bej e zeza nene?
mo te kishte fillikat
se te kishte yll e hene
qysh e le vetem ne prak?
Vajza te thosh hapi syte
me fotografi ne duar
dhe qortonte perendite
qe babin e saj e muar.
Jo babi ti je ne gjume
ti me mua ben shaka
hapi syte ti mar une
ne zemer brenda ti mba.
Dhe fytirene ta njomte
loti qe skish te shteruar
me dore te ledhatonte
te puth ne ball e ne duar.
Per ty qau edhe guri
dhembija ishte e madhe
pse zoti doren e vuri
lulia sa kish hap petale.
Per mbi sup shoket te mbajne
shokete e policise
kurorat si mal te vane
lum karvani i njerezise.
Buzeqeshjen pse ta preu?
per ty dielli sa kish cele
si kristal ne mes te theu
o trendafili me vese.
Valle do te mare malli?
o ILIR te theret nena
se te pret vajza dhe djali
qish te duroj kete hena?
Cte kam ber o perendi?
me more xhanin e xhanit
merem dhe mua ne gji
dhe me co te LILI i mamit.
Ti kamban me ze te forte
pse gjemon me dritherime
valle ke perciell ne toke?
ishte zog ne fluturime.
I qeshur zemer behari
per cdogje i pa pertuar
shume do na mare malli
skemi kur per tju haruar.
nga POLO CIPA kushuririt tim te pare ILIR BALA
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου