Κυριακή 29 Δεκεμβρίου 2013

XHAXHAIT TIM ANDREA CIPA


I krusur nga trupi 
i vrejtur nga balli
por i pasur nga fruti
qe zoti ta fali

Me pamje ENGJELLORE
ti ecje shtruar
ne mendje kujtoje 
dramat qe kaluan

Dhe qeshje dhe qaje 
o zemer behari
mekatet i fale 
qe te kish bere djalli

Dhe djajte u perkulen 
nje dite para tija 
me kurora u sulen 
ti sollen te selia

Kush shkon pas drites 
me thoshje perhera
si lulja e vites 
qe mban mi krera

Nga goja e tia 
kullonte embelsia
kure murzia
si vete Perendia

kur fliste shtruar
degjonte parea
syte drejtuar
te gjithe te xha ANDREA

Me cokun ngadal
gurin qelloje
i vije verdall
si kur e ledhatoje

Uje burimi 
me dije i kove
te gjithe te mirnin
ne drite i nxore

Dhe pse i thyer 
ti shume lexoje
pas librit mberthyer 
dituri kerkoje

Kisha dhe lisat
prap te kerkojne
te vesh me nate
qirite te ndricojne

Shpirtin kur e dhe 
ngrusht e mblodhe doren
dhe lotet reke
ne mjeker tu mblodhen

ENGJIT zbriten 
nga kupa qyellore
dhe lart te ngriten
PARAJSEN  ti  more.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου