Τρίτη 20 Φεβρουαρίου 2018

LUTIA PERHAPEJ DREJT MALLIT TE MERGIMTAREVE


             
C'do gje pereth e kish mbuluar debora,zogjte fluturak te hutuar nga bardhesia e saj, po shkundnin deboren  nga krahet e tyre.  Tek tuk degjoheshin te lehura qeni, ndersa rete po leviznin me pertese nga pjesa jugore e vendit, nga larg degjoheshin  zilet e dhive, e cila prishte qetesine e debores, te vegjelit e tyre degjoheshin perhere e me shume.
Piluri i ngjasonte tamam nje nuse, e cila mantelin e bardhe e kish shtruar ane e mbane  vendit, era e ftohte  qe starti i saj dukej sikur nisej prej Cipthit ta saldonte deboren ne fytyren e ftohtesuar.
Kambana po binte ngadal, kumbimi  i saj shkepuste deboren nga lysat e renduar, te cilat perplaseshin per toke e treteshin ne kembet e tyre.
 Ne te ftohtin qe kish pllakosur vendin,shifje sokakut te fshatit te cilat mezi po kaloheshin nga debora, plaka me trup te krusur e te veshura krejt ne te zeza sipas zakonit Bregas, po i drejtoheshin kishes lart te lysat ne  Shen  Kolle.
Prifti i fshat nje djale Pilurjot,  Papa Jani, Merkuri, i cili kryente liturgjine fetare, ne menyre teper  hyjnore. Zeri i tij  here ngrihej gjer ne qyell, e here behej rafsh me plakat shamizeza, duart e syte e tij te drejtura lart nga i madhi Zot luteshin per shendetin e kurbetllinjve Pilurjot,  e prap ai  lutej , lutej per shpriterat e bashkefshatareve qe zoti tu falte mekatet e te preheshin ne lemin e Parajses.
Pasi mbarronte liturgjia fetare plakat me qirinj ne dore po drejtoheshin drejt vorezeve gjithesecila drejt plageve te veta.
Vajtimi i tire te dritheronte, trupi te renqethej , ishte e pa mundur te mos perloteshe, por mbi te gjitha vajtimi i Lene Bales, e cila  kish qendruar me duar te shtrira  midis  dy vareve te vetmin e saj Ilirin e xhanit dhe te shoqitQirjako Bales, korifeut te kenges pilurjote. Buzet e saj te xhuritura nga malli  per te  vetmin e saj dridheshin ne menire ritmike  e teper te llahtareshme.
Esi mund te le pa permendur Nene Leke Merkuren , ajo i fliste te birit Jakos e me duar ledhatone lulet qe i qendronin mby krye, te kam prit o bir i thosh, gjithandej po te kerkoj, por ti prap nuk te shoh o  biiir e zgjateja e mallenjimit te saj, kapercente  malet te ngarkuara nga debora.
E si mund te le pa permendur Nene  Mare Cakallen, e cila puthjet e saj ja kish ngulitur te  birit te saj  Dritanit i cili nuk e shijoi kuroren e marteses, ndersa xha Miltos lotet i ishin mbledhur mjekres se tij e cila dridhej nga malli.
Papa Jani lutej e jehona e tij dilte mby lisat e shen Kollit, ndersa era e perhapte  drejt deteve  e ndofshta takoheshin me mallin e zhuritur te kurbetllinjeve Pilurjot.
                                                                                                                         POLO CIPA 

Παρασκευή 16 Φεβρουαρίου 2018

''Rringjallja e kishes se ''SHEN THANASIT' ne Katund

      Αποτέλεσμα εικόνας για Αγιος Αθανασιος           

Mu kujtua gjyshja ime ku shpesh here me thosh, 'Sa here qe vinim ne Katund per te mbushur bucjelat me uje ,do skonim patjeter tek kisha e 'Shen Thanasit per te ndezur nga nje qiri.

Κυριακή 28 Ιανουαρίου 2018

Παρασκευή 27 Οκτωβρίου 2017

         
FLUTUROJ PERMBI BALLKON

O Pilur Ballkon mbi dete
ke nje bukuri te rralle
si kuror dafine me jeshe
lumthi moj kush te ka pare,
thelle shpirtin ma trazove
neteve me enderime
fluturoj permbi Ballkon
ati mbi perlene time

Kame shume deshire
te dal larte ne male
afer me te gdhire
cdo vit ne behare,
me bastun ne dore
neper monopate
deshte me kembore
me ngjire kuace

Te pi uje ne Lugje
te ri nene tende
te shof nje sykuqe
pastaj te nise kenge,
cula le te bjere
te bjere me te qare
hena reze arte
le te zbardhe male

Kembore dhe zile
ti degjoj nje here
neteve me yje
gjumi teme zere,
larte nga Kalbaqi
ta thur poezine
edhe poshte nga Vali
te mbledh trendeline

Poshte nga Nikeziu
te qelloj njehere
dhe kur fryn veriu
gjahun te ma bjere,
ne Biter te rija
te freskoja buzen
nje nate te flija 
bashke me ruzen

Te shlodhem te Vali
te Panja te Qafa
dhe ne Gjonjetave
te me zere nata,
tej ne Armixore
te ha djathe stani
dhe ne Konjomare
te mbledh lule cai


Nga Cipthi te hidhem
te darkoj nje nate
sa mire qe ndihem
si me Zotin bashke
teje nga Trindafilet
shikoj Labberine
kembore dhe zilet
i shtojne bukurine.


ne Breza te shkoja
te shifja lezetin
fshatin qe doja
dhe gjithe Bregdetin,
fishek ne gjerdan
permbi det qendrojne
nen Akroqeran
trupin lezetojne

urrorin ta shkrep
te ndeze eshken
ne Dardhez per qef
te hape kuleten,
Borokoqit lart
te degjoj thellezen
bukur dhe qart
tia thote kenges

ne Vanoven lule
vallen do ta heq
zile dhe buqe
te binin per qef,
kurore trendelina
te vinin nga mali
te derdhej rakia
tme kenaqej xhani

te pusi i Vanoves
kembekriq te rija
ilacin e kolles
aty do te gjija,
ketu Vanovica
eshte lezetuar
vete perendia
sec e ka bekuar

ne Katund qe vajta
nuk di cme gjeti
mallengjim qe pata
me thrit Amaneti
themelet u tunden
gjemim sec plasi
o Bir ku je
me flit shen Thanasi

ne Kalcise te shkoja
nje nate me hene
culen ta degjoja
ne stanet tene
edhe Kodra lart
ngjan si piramide
rrushin e ka mjalte
mjalte per rakine

te shof yjet lart
ndezur mbi Sinjove
hena reze arte
derdhur mbi Vanove
cme kenaqet syri
kur i degjon zilet
teje nga  Bunai
nga stani i dhive

hodha syte Koramit
uji gjarperonte
shfrinte me inat
mbi Himare vershonte
ndersa shkembi i Kuq
shume e lezetonte
ere kocimare
Stragjikua dergonte

dhe ne fshat te vjeter
vet tek Shen Meria
qendrova patjer
me flit lashtesia,
deget tundi lysi
themelet gjemuan
brenge pati shpirti
syte me lotuan

nje ze Kastajane
ne krah te Bunait
qe teper mjerane
po digjej prej mallit
eja o bir
nje ze u degjua
mos ben sehir
dhe shpejt u largua

dhe tek Lysat lart
ku eshte Shene Kolli
ati gjej rehat
ku ka fronin Zoti
nuri lezetohet
gjoksi mer gulcime
zemra te rinohet
ne Parajsen time

Rrapi shekullor
si nje Nene e madhe
te bukur kuror
o zot qe na i fale
ati kuvendojme
ati hedhim vallet,
ati sec kendojme,
ati qajme hallet
ati bujaria
qe nuk njeh kufi
ati dashuria
te shperthen ne si

      POLO CIPA

Τρίτη 17 Οκτωβρίου 2017

NUK DI PSE HENA SONTA SKA DALE

 NUK DI PSE HENA SONTA SKA DALE
NDOFSHTA MIDIS REVE ESHTE FSHEHUR
TE IKI APO TE PRES NUK DI SHTE BEJ VALLE
PA TJETER NJE MERAK PER TE ME ESHTE QEPUR

POR QYELLI U QARTESUA E YJET NDRICOJNE
E ANDEJE NGA LIND ASGJE ZVEZULLON
BILBILAT E NATES KENGEN FILLOJNE
NDERSA SYT E MI GJITHANDEJE TE KERKOJNE

THONE QE HENA MORI ARATINE
E NDOFSHTA SKA ME PER TU DUKUR
NUK DI KU VAJTI KU E LA BUKURINE
MOS VALLE MBAS MALIT AJO ESHTE STRUKUR ?

E SI GJITHNJE UNE DO TE PRES
DHE KUR VALA E DETIT TE JETE EGERSUAR
NATEN DO TA GDHIJ DERI NE MENGJES
SE MBAS TEJE O HENE JAM I DASHURUAR


                                 
                       SI KUROR  DAFINE ME JESHE
                       LUMTHI MOJ KUSH TE KA PARE


O pilur ballkon mby dete
ke nje bukuri te rralle
si kuror dafine me jeshe
lumthi moj kush te ka pare
thelle shpirtin ma trazove
neteve me enderime
fluturoj permbi Ballkon
ati mbi perlen time

Kame shume deshire
te dal lart ne male
afer me te gdhire
cdo vit ne behare,
me bastun ne dore
neper monopate
deshte me kembore
me ngjire kuace

Te pi uje ne Lugje
te ri nene tende
te shof nje sy kuqe
pastaj te nise kenge,
cula dhe te bjere
te bjer me te qare
hena le te derdhe
te verdhin nektare

Kembore dhe zile
ti degjoj nje here
neteve me yje
gjumi te me zere,
larte nga Kalbaqi
ta thur poezine
edhe poshte nga Vali
te mbledh trendeline

Poshte nga Nikeziu
te qelloj njehere
dhe kur frin veriu
gjahun te ma bjere,
ne Biter te rija
te freskoja buzen
nje nate te flija
bashke me Ruzen

te shlodhem te Vali
te panja te Qafa
dhe ne Gjonjetave
te me zere nata
tej ne Armixore
te ha djathe stani
rrushin nga Vanova
tme kenaqet xhani

nga Cipthi te hidhem
te darkoj nje nate
sa mire qe ndihesh
si me Zotin bashke,
dhe yjet ne qiell
fillojne e ndricojne
bilbilat e nates
kenges ja fillojne

ne Breza te shkoja
te shifja lezetin
fshatin qe doja
dhe gjithe Bregdetin
fishek ne gjerdane
perby det qendrojne
nen Akroqerane
trupin lezetojne

urrorin ta shkrep
qe te ndeze eshken
ne Dardhez per qef
do te hap kuleten
Borrokoqit lart
ta degjoj thellezen
dhe me ze te qarte
tia thote kenges

ne Vanoven lule
vallen do ta heq
zile dhe buqe
te binin per qef
kuror trenelina
te vinin nga mali
te derdhej rakija
te kenaqej xhani

te pusi i Vanoves
kembekryq te rija
ilacin e kolles
ati do te gjija
ketu Vanovica
eshte lezetuar
vete perendia
sec e ka bekuar

ne KATUND qe vajta
nuk e di cme gjeti
mallengjim qe pata
me thrit AMANETI
themelet u tunden
nje gjemim sec plasi
o BIR PSE HUMBET
me flit SHEN  THANASI

ne Kalcize te shkoja
nje nate me hene
culen ta degjoja
ne stanet tene,
edhe Kodra larte
ngjan si piramide
rrushin e mjalte
mjalte per rakine

te shof yjet larte
ndezur mbi Synjove
hena reze arte
derdhur mbi Vanove
cme kenaqet xhani
kur i degjoj zilet
pertej nga Bunai
nga stani i dhive

hodha site Koramit
uji gjarperonte
shfrinte me inat
mbi Himare vershonte
ndersa Shkembi i Kuq
shume e lezetonte
ere kocimare
Stragjikua leshonte

dhe ne Fshat te Vjeter
vet tek Shen Meria
qendrova patjeter
me thrit lashtesia
deget tundi lisi
themelet gjemuan
brenge pati shpirti
syte me lotuan

dhe tek Lisat lart
ku eshte SHENE KOLLI
ati gjej rehat
ku ka fronin Zoti
nuri lezetohet
gjoksi mer gulcime
zemra te rinohet
ne PARAJSEN time

RRAPI shekullor
si nje nen e madhe
te bukur  kuror
o Zot qe na i fale,
ati kuvendojme
ati hedhim vallet
ati sec kendojme
ati qajme hallet,
ati Bujaria
qe nuk njeh kufi
ati Dashuria
te shperthen ne sy



             POLO CIPA
                                          

Δευτέρα 21 Αυγούστου 2017

Oti kryqi i florite
lumthi ti ku ke qendruar
poshte gushes, permbi gjite
caroma qe ke shijuar

hodha syte shte shikoja
permbi gjoks ishe leshuar,
jo  atyre su besoja
te dy bashke perqafuar

nuk di syri ke shijonte
dukej shume ziliqar,
valle kryqin qe ndriconte
a lendinen plot nektar

here fshihesh po ku vete
kujdes se mos ben zarar,
brenda  gjive sec u trete
ti ske dimer  vec behar

brenda tyre i dersitur
rreshqet me perkeledhi,
brenda tyre ti je ritur
eh cfar fat qe paske ti

per nje cast syri qendroi
vecse kryqi ngrihej dallge,
kur gjoksi gulcime  mori
sec u treten te di bashke

                                   POLO CIPA

Πέμπτη 20 Ιουλίου 2017

MALLI SEC NA KA KEPUTUR

Φωτογραφία του Ilir Bala.


          Vajte plot mbushe tre vjet
           bir i nenes po te pres
          qe kur   ylli ze agon
          gjersa djelli perendon
          per ata syt e tu te bukur
          malli sec na ka keputur
          pres me net e pres me dite,
          pre nje dite te shohin syte
          pres nje dite te hapet dera
          te me thuash  ja nen erdha,
          Ndofshta malli te ka mare,
          te shikosh vajze  dhe djale
          ndaj nga larg nje ze degjohet,
          me duket se po afrohesh,
         malli sec  na ka keputur
         nje vit plot qe nuk je dukur,
         Kemi dale presim ne shkalle
         te vish bashke me Babane,
         O ILIR O XHAN I XHANIT
         o i vetemi i Mamit,
         eja bir merem dhe mua,
         une pa ti jeten ce dua,
         nje vit plot te kerkon djali
         se e ka keputur malli,
         permbi var te vjen cdo dite
         te puth balline dhe syte
         dhe vajza me ngasherime,
         cdo dite te ben vjersherime,
         vjersha te lara nga loti,
         qe cdo dit i lutet Zotit
         Te lutem o Perendi
         pse sma ngjall Babin  ti,
         ti hidhem ne kraharuar
         dhe ti puth syrin e shkruar
         malli shume me ka mare,
         nate e dite duke qare,
        Pse svjen te me thahet loti
        te gezoja si qemoti
      Une babi do te pres
       si perher do te nxjer pjes,
       rakine me gjithe kafe
       cdo mengjes ne dritare,
       Une te prita por ti serdhe
        pse o Babi me genjeve
       apo dheu eshte i rende
       edhe sngrihesh dot me kembe,
       se shikon te kemi ardhe,
       te qendrojme permbi balle,
       me lule malli ne duar
       i kemi per ti dhuruar
       sa her qe te na mar malli
        perbi var lule maji,
       diten qe do ve kurore
       do vi te te nxjer me thonje,
       pllaken do ta flak tutje
       edhe do te mbyt me puthje

               POLO CIPA ,  me rastin e tre vjetorit te vdjekjes te tim kushuriut te pare  ILIR BALA, dt  20  ,7  2017.